Harta e re gjyqësore, avokatët në Report Tv: Skemë e pamundur të funksionojë për njerëzit e thjeshtë! I mohon qytetarit të ketë shërbimin gjyqësor

Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë rënë dakord për një hartë të re gjyqësore, por për avokatët Arben Lena dhe Mirela Jorgo, reduktimi i numrit të gjykatave do t'i mohojë qytetarëve të thjeshtë aksesin në drejtësi.

E ftuar në 'Sot live në Shqipëri' në Report Tv me gazetarin Andi Kapxhiu, avokatja Mirela Jorgo u shpreh se duhet bërë një analizë për të parë efektin që do ketë kjo hartë te qytetarët në dhënien e drejtësisë, teksa shton se drejtësia duhet t'i shërbejë njerëzve dhe jo të mbrojë të fuqishmit. Sipas saj, reduktimi i gjykatave është goditje shumë e fortë sociale, teksa thekson se nuk ka patur tryeza takimi me dhomën e avokatisë për të marrë sugjerime të tyre.

"Drejtësia duhet t'i shërbejë njerëzve dhe jo të mbrojë të fuqishmit. Duhet bërë një analizë për të parë efektin që do ketë kjo hartë te qytetarët në dhënien e drejtësisë për të parë nëse do të kemi cilësi apo do shkojë drejt zhbërjes së drejtësisë për qytetarët e thjeshtë. Duhet parë impakti në jetën e qytetarit pasi duhet parë kush ishte ky hapi kaq i madh për të justifikuar këtë shkurtim të numrit të gjykatave. Nuk është bërë një studim, unë jam kundër kësaj harte sepse i mohon qytetarit të ketë shërbimin gjyqësor dhe shërbimin për t'i dhënë të drejtë qytetarit duke marrë parasysh kostot që do të ketë ky qytetar. Pjesa e reduktimit të gjykatave është goditje shumë  e fortë sociale", tha ajo.

Në të njëjtën linjë mendimi ishte dhe avokati Arben Lena, i cili u shpreh se është e pamundur që një skemë e tillë, me përqëndrimin e sistemit gjyqësor, të funksionojë në realitetin shqiptar. Sipas avokatit, drejtësia do të jetë efikase kur edhe qytetarët e thjeshtë të kenë akses në të.

"Ne kemi patur kundërshti që në momentin e parë të diskutimeve të këtij projekti, kemi patur kundërshti dhe sugjerime që nuk na u morën parasysh. KLGJ ka bërë një studim dhe kanë marrë në analizë disa faktorë, por ata faktorë nuk paraqesin realitetin si funksionon. Është e pamundur që në një gjendje siç është në Shqipëri të bësh një përqendrim të sistemit gjyqësor. Leskoviku përfshihet në qarkun e Korçës, një fshatar i Leskovikut do dhe 2 orë  e gjysmë të shkojë në Korçë, i shkojnë 4 orë e gjysmë një gjyq, nëse i shtojmë dhe 4 orë të tjera në gjykatën e Apelit në Tiranë, ai e zgjidh m kollaj të shkoj ën Berlin me avion. Drejtësia është shërbim që duhet t'u ofrohet njerëzve dhe do jetë efikase kur edhe qytetarët e thjeshtë të kenë akses në drejtësi, jo vetëm të pasurit. Nëse nuk e mundësojmë drejtësinë për ata që nuk kanë mundësi ekonomike, atëherë ne nuk kemi bërë asgjë. Kjo skemë është e pamundur të funksionojë për njerëzit e thjeshtë", u shpreh ai.

Harta e re gjyqësore parashikon 12 gjykata të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, dhe vetëm 1 gjykatë apeli për juridiksionin e përgjithshëm dhe 1 për atë administrativ. Sa i përket gjykatave të shkallës së parë administrative parashikohet të jenë 2, në Lushnjë dhe në Tiranë nga 6 që ishin gjithsej.

Shkrihen 10 gjykata të shkallës së parë: Tropoja, Puka, Mati, Kruja, Kavaja, Lushnja, Përmeti, Saranda, Pogradeci, Kurbini. Ndërkohë nga 6 gjykata Apeli të shkallës së parë që janë aktualisht propozohet vetëm një në Tiranë. Do të shkrihen gjykata e Apelit në Korçë, Durrës, Gjirokastër, Vlorë, Shkodër. Pra, nga propozimi konludohet që nga 36 gjykata që janë aktualisht të ngelen 16.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xha Jaho: 29/12/2021 15:13

    C’e therrisni kete femer debile? Femer e politizuar nga koka tek kembet, vdes per pak vemendje. Ka mbrojtur kauza te deshtuara. Kunder reformes ne drejtesi, kunder vettingut, ne cader me Bashen, kunder parkut te femijeve tek liqeni, kunder sheshit tec Tiranes, kunder Teatrit te ri, etj etj. Therrisni njerez me integritet.

    Përgjigju
  • Abc: 29/12/2021 14:24

    Eshte nje vendim i rende, i turpshem, nje nenshtrim ndaj mafies se drejtesise. Ishministerja, Gjonaj, i rezistoi, ky tjetri u zbyth. Aty, ne Tirane koleget e Gjingjonit, ndjehen mire, nuk njihen, vjedhin e ju punojne qindin qytetareve dhe nuk ka takat njeri te merret me ta. Gjithe llumi i gjyqesorit eshte mbledhur ne Tirane se ne province i tregojne me gisht e i mbulojne me pershtyme. Mjere qytetaret qe duhet te lene pensionin mujor per te ndjekur nje seance! Po ndertesa milioneshe te ndertuara nga Europa per gjykatat e reja, kujt do ja leri paloministri?

    Përgjigju
  • Arbërori: 29/12/2021 14:15

    Skem identike me ate të serbis, qfar po ndodhë me vendin tim …???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter (VIDEO)

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter (VIDEO)