Harta e re gjyqësore, juristja Gjikondi në Report TV: Gjykatat do të kenë më shumë ngarkesë! Harta nuk është mirëmenduar

Juristja Brizida Gjikondi ka folur në Report Tv, në emsionin "Sot Live në Shqipëri" me gazetarin Andi Kapxhiu për hartën e re gjyqësore e cila përcakton 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin, propozuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Për juristen Gjikondi, harta e re nuk është e mirëmenduar, pasi kjo do të rriste kostot e qytetarëve për të shkuar në gjykatat të cilat i kanë shumë më larg vendbanimit të tyre. Njëkohësisht e shikon hartën e re gjyqësore si një  taktikë e uljes së numrit të padive.

“Mendoj se është e pa menduar mirë dhe nxituar. KLGJ vetëm i ka vënë vulën, por është një histori pak më e gjatë. Pas një traume të madhe, të kuptueshme, që kaloi sistemi gjyqësor, ku shumë gjyqtarë që nuk janë më pjesë e sistemit të drejtësisë , ku shumë gjykata janë me mungesa në gjyqtarë. Në shumicën e gjykatave ka dosje që prej 2017 për çështje të ndryshme, pronësore , martesore, konflikte civile, administrative. Ka shumë paditës, madje dhe që dhe kanë vdekur”, tha Gjikondi.

Jursitja Gjikondi shprehet se zvogëlimi i numrit të gjykatave administrative nuk është i mirë menduar, pasi ato kanë ngarkesë në numrin e çështjeve për shyqrtim.

“Gjykatat administrative kanë qenë 6, dhe nga puna e di që kanë fluks dhe ngarkesë. Tani do të jenë vetëm 2 një në Lushnje dhe  në Tiranë, dhe këto janë shpenzime, kjo më duket si një taktik dinake për të ulur numrin e padive. Gjykatat e shkallës së parë, kanë qenë 6 dhe duhen lënë të gjashta gjykata administrative siç ishin për më tepër që ato e kanë justifikuar ekzistencën e tyre, nëse do jenë vetëm dy, atëherë primare do të jetë pushteti dhe jo qytetari. Nuk ka efikasitet në të menduar. Nuk ka përfshirje të mendimit të  qytetarit. Ka mos njohje të realitetit. Është një reformë e pa menduar. Si është e mundur të bëhet një reformë për  gjykatat  ndërkohë që nuk ka përfunduar reforma territoriale!” tha Gjikondi.

Ditën e nesërme do të mblidhet Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale, e pyetur se si do të ishte ndarja më e përshtatshme territoriale, juristja Gjikondi shprehet se më e përshtatshme do të ishte ndarja në 4 rajone. 

“Ndarja më e mirë do të ishte me 4 rajone , kjo ndarje kaq e copëzuar nuk është gjë e mirë. Duhet pasur të paktën një bashkëbisedim me qytetarët”, tha Gjikondi.

S.C/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI