Sot ka përfunduar bojkoti 4 ditor i avokatëve, të cilët kanë protestuar kundër hartës së re gjyqësore të propozuar nga KLGJ.
Dhoma Kombëtare e Avokatëve i kërkon Këshillit të Ministrave, si organ vendimarrës, për miratimin e hartës gjyqësore, të marrë në konsideratë vërejtjet dhe propozimet e bëra, përndryshe thekson se do të përshkallëzojnë qëndrimin e tyre në të ardhmen, drejt një bojkoti total dhe pa afat.
Sipas Dhomës Kombëtare të Avokatisë së Shqipërisë, bojkoti përmbushi qëllimin për të cilin u mor ky vendin, duke e konsideruar si fillim të një procesi për përmbushjen e kërkesave të lidhura me ushtrimin e profesionit të avokatit.
Dhoma Kombëtare e Avokatisë, thotë se me keqardhje është konstatuar se kjo hartë gjyqësore është në shkelje të plotë të së drejtës së individit për aksesin në drejtësi, mungesën e eficencës në realizimin e të drejtës e mbrojtjes së qytetarëve si dhe në rëndimin e situatës ekonomike-sociale të individit.
Harta e re gjyqësore ka sjellë diskutime dhe reagime mes avokatëve. Dhoma e Avokatisë vendosi bojkot të të gjithë seancave të gjyqësorit për 4 ditë, ndërsa kundër kanë dalë avokatët penalistë që shkojnë në seanca sepse mendojnë që çështja duhet të shkojë në Gjykatën e Kushtetuese për të kundërshtuar KLGJ.
13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Ky është përfundimisht propozimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore në vend pas muajsh konsultimesh me grupet e interesit. I vetmi ndryshim nga propozimi i kaluar është se është shtuar një gjykatë e shkallës së parë në Sarandë që me propozimin e kaluar ishte hequr. KLGJ ka miratuar draftin i cili tashmë pritet të kalojë për mendim në Këshillin e Ministrave, Këshillin e Lartë i Prokurorisë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Financave. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Krujë, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
30.8%
-
Të gabuar
54.8%
-
Nuk e di
14.4%
Vota total: 146
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit, avokatët nga sot 3 ditë bojkot seancave gjyqësore në të gjitha gjykatat! Mbahen vetëm masat e sigurisë
5 Qershor 2024, 08:19
-
Sulmi ndaj Sokol Mëngjesit, Dhoma e Avokatisë: Do përshkallëzojmë qëndrimin me qëllim mostolerimin e dhunës ndaj avokatëve
1 Qershor 2024, 13:47
-
Rrëzoi kërkesën e Dhomës së Avokatisë për shfuqizimin e hartës së re gjyqësore, zbardhet vendimi i Kushtetueses: Qytetarëve s'u kufizohet e drejta e aksesit
9 Shkurt 2024, 17:19
-
Kërkuan shfuqizimin e hartës së re gjyqësore, Kushtetuesja rrëzon Dhomën e Avokatisë dhe Komitetin e Helsinkit
27 Dhjetor 2023, 15:55
-
Kontabilistët dhe avokatët do të dërgojnë në Kushtetuese ligjin për tatimin mbi të ardhurat! Nis zbatimin nga 1 janari 2024
22 Nëntor 2023, 13:54
-
Harta e re gjyqësore, Kryeprokurori te ‘Ligjet’: Na duhen fonde për godina të reja! Veliajt i kemi kërkuar shesh ndërtimi
6 Qershor 2023, 15:44
-
Kërkon lirinë pas njohjes së kohës së paraburgimit, shtyhet për të disatën herë gjyqi për Saimir Tahirin! Shkak problemet me shëndetin e avokatit
24 Shkurt 2023, 12:18
-
Kërkon lirinë pas njohjes së kohës së paraburgimit! Shtyhet për të disatën herë gjyqi për Saimir Tahirin
10 Shkurt 2023, 10:01
-
Miratimi i hartës së re gjyqësore, Kolmaraku: Ka kosto për qytetarët, i cenohet aksesi në drejtësi
21 Korrik 2022, 20:36
-
Qeveria miraton Hartën e re Gjyqësore, shkurtimi i gjykatave fillon nga shkurti i vitit të ardhshëm! Avokatët: Do ta çojmë në 'Kushtetuese'
21 Korrik 2022, 10:10
-
Harta gjyqësore, Lena: Bojkoti i avokatëve do të përfundojë kur te kemi një VKM, çështja më pas do të ndiqet ligjërisht
18 Korrik 2022, 12:49
-
Merr fund bojkoti, avokatët e Elbasanit dhe të Korçës i kthehen sot zhvillimit të masave të sigurisë
18 Korrik 2022, 10:28