“Duke i hedhur një vështrim primit të shkruar bruto sipas shpërndarjes gjeografike, bie në sy përqëndrim i tregut të sigurimeve në prefekturat e mëdha, si Tirana me 63.93% të totalit të primeve të shkruara bruto gjatë vitit 2014, Durrësi me 7.87%,Fieri 4.75%, Shkodra 4.46%. Kjo tendecë përqëndrimi ka vazhduar të jetë e njëjtë gjatë gjithë viteve të publikimit të raportit Gjeografia e Sigurimeve.
Një tregues tjetër i rëndësishëm i këtij tregu është dendësia e sigurimeve. Për vitin 2014 ky tregues është rreth 4,008.76 lekë për frymë, me një rritje prej 1,079.95 lekë krahasuar me një vit më parë.
Përsa i përket primit për frymë sipas prefekturave, prefektura Tiranë me 9,256.46 lekë për frymë zë vendin e parë, e pasuar nga prefektura Gjirokastër me 3,842.71 lekë për frymë dhe më tej Durrësi dhe Vlora përkatësisht me 3,305.81 lekë për frymë dhe 2,424.02 lekë për frymë”, - thotë Autoriteti i Mbikëqyrjes Financjare
Ky publikim përfshin gjithashtu edhe informacion të hollësishëm për dëmet e paguara gjatë vitit 2014 sipas prefekturave, duke krijuar edhe mundësinë e krahasimit të këtyre treguesve me ato të një viti më parë. Përsëri pjesën më të madhe të dëmeve të paguara e ka prefektura e Tiranës me 64.71%, e pasuar nga prefektura Durrës me 4.99%.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)