Duke nisur nga Perëndimi, gjetja duket më e lehtë sepse veprat e zgjedhura janë tepër të njohura. Portugallia ka "O Fado" të José Malhoa, Spanja "Guernica"-n e Pablo Picasso, Italia natyrisht me “Xhiakondën” e Leonardo da Vinci-t.
Duke shkuar në drejtim të veriut mund të dallohet: "Impresioni, lindja e diellit" e Claude Monet, në Holandë "Vajza me vëthin prej perle" e Jan Vermeer, në Austri "Puthja" e Klimt. Ende më në veri, në Gjermani, është "Rruga mbi detin e mjegullt”" e Caspar David Friedrichnei dhe në vendet skandinave, në Norvegji është "Ulërima" e Mynçit.
Në vendjet e Lindjes detyra është më e vështirë: Në Hungari gjejmë “peshkatarin e vjetër” të Tivadar Csontváry Kosztka, "Karrocën me qerre" për Rumaninë, të piktorit Nicolae Grigorescu dhe në Rusi "Vjeshta e artë” e Isaak Levitan.
Ndërsa Shqipëria duket se përfaqësohet me "Shën Mërinë" e Onufrit.

(Harta e Evropës sipas veprave të artit)
s.k/Shqiptarja.com










