Harxhi: Berisha në Rusi në
qershor, takohet me Putin

Harxhi: Berisha në Rusi në <br />qershor, takohet me Putin
TIRANE - Numri dy i diplomacisë shqiptare, Edith Harxhi, në një vizitë të gjatë në Rusi ka zhvilluar takime me homologun e saj Titov, ndërkohë që ka dhënë dhe një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve dhe informative ruse, ITAR-TASS.

Në këtë intervistë, e Harxhi ka deklaruar se po përgatitet një vizitë e kryeministrit Berisha ku do të jetë i pranishëm në forumin ekonomik të Shën-Peterburgut në muajin qershor, në të cilin mund bëhen bisedime me homologun rus për çështje konkrete ekonomike.

Nga ana tjetër mësohet se në Maj do të zhvillojë një vizitë në Tiranë nga ministri i jashtëm rus, Lavrov, ku pak kohë më pas do t'ia kthejë vizutën homologu i tij shqiptar, Haxhinasto. Zv.ministrja e Jashtme është përgjigjur në këtë intervistë të robotuar për të përjavshmen "Investigim", dhe në lidhje me vendosjen e sistemit anti-raketë të NATO në Shqipëri dhe për situatën në Ballkan.

Ju erdhët në Moskë për konsultime në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse. Na tregoni se cilat ishin çështjet që u prekën në bisedimet me homologun tuaj rus Vladimir Titov? A u diskutua grafiku i vizitave të ardhshme të zyrtarëve rusë dhe shqiptarë dhe në ç'nivele?
Shpreh mirënjohje të thellë për ftesën që m'u bë nga kolegu im Vladimir Titov për një vizitë në Moskë për vazhdimin e konsultimeve politike. Në vitin 2010 konsultime të tilla bëmë në Shqipëri. Ftova Vladimir Titovin të vinte në Tiranë. Si gjithmonë, konsultimet janë zhvilluar në mënyrë konstruktive. Diskutuam probleme të marrëdhënieve në formatet dypalëshe dhe shumëpalëshe. Çështja më e rëndësishme që prekëm në takim, lidhej me formatin e vizitave shtetërore në vendet tona në të gjitha nivelet, duke filluar nga krerët e Ministrive të Jashtme. Kemi përgatitur tashmë ftesën për Sergej Lavrovin [ministër i Punëve të Jashtme i Federatës Ruse] për të vizituar Tiranën. Ministri ynë i Punëve të Jashtme [Edmond Haxhinasto] ka shprehur dëshirën për të ardhur në Moskë. Do të donim të përfshinim të gjitha nivelet në zhvillimin e marrëdhënieve ruse-shqiptare. Vizitat dypalëshe mund të shpeshtohen dhe në një nivel më të lartë, duke pasur parasysh dhe fushën ekonomike. Presim që kryeministri ynë [Sali Berisha] të jetë i pranishëm në forumin ekonomik të Shën-Peterburgut në muajin qershor, në të cilin mund bëhen bisedime me homologun rus për çështje konkrete ekonomike.

Çfarë u kërkua në lidhje me këto marrëdhënie...?
Niveli i qarkullimit të mallrave midis Rusisë dhe Shqipërisë është i ulët në krahasim me ato mundësi që kemi. Mund të hapet epokë të re në bashkëpunimin dypalësh, duke zhvilluar një forum të përbashkët ekonomik. Vitin e kaluar, një forum i tillë u bë në Moskë, kurse vitin tjetër do të donim ta mbanim në Tiranë. Pas formimit të qeverisë se re në Federatën Ruse është planifikuar sesioni i komisionit ruso-shqiptar për ekonominë me pjesëmarrjen e kabinetit të ri. Nga pala shqiptare këtë takim e mbulon ministri i Ekonomisë [Nasip Naço]. Shpresojmë se mbledhja do të mbahet sa më shpejt e mundur në Tiranë. Do të donim gjithashtu të shihnim investitorë rusë në Shqipëri. Aktualisht kjo gjë është një nga objektivat kryesorë në marrëdhëniet ekonomike. Ndërkaq kemi përvojë pozitive në shkëmbimet ndër-parlamentare. Për shembull, spikerja e parlamentit tonë para pak kohësh ka qenë për vizitë në Moskë. Në një kohë sa më të shpejtë presim një vizitë në Shqipëri të kryetarit të komitetit për çështjet ndërkombëtare të Dumës së Shtetit (dhoma e ulët e parlamentit të Federatës Ruse). Gjithashtu i kemi dërguar ftesë spikerit të Dumës së Shtetit. Po bëjmë përpjekje të aktivizojmë lidhjet tona (starayemsya aktivizirovat nashi svyazi). Besojmë se ndërveprimi në Ballkan krah për krah me Rusinë ka shumë rëndësi për garantimin e sigurisë në rajon.

Mund të jepni një prognozë të integrimit evropian të Shqipërisë?
Do të doja të theksoja se Shqipëria tashmë është në procesin e euro-integrimit. Kemi përmbushur tashmë shumicën e kërkesave të BE-së për marrjen e statusit të kandidatit. Shpresojmë se do të marrim vlerësim pozitiv nga ana e Brukselit në tetor 2012 lidhur me këtë status. Gjithashtu shpresojmë në fillimin e negociatave së shpejti. Hyrja në BE është përparësia numër një në politikën e jashtme të Shqipërisë, e cila ndodhet në Evropë dhe ka po atë kulturë evropiane dhe vlera si të gjitha vendet e tjera të Botës së Vjetër. Në këtë aspekt, presim vazhdimin e diskutimit midis Shqipërisë dhe BE-së. Do të jemi gati të bëjmë bisedime me BE-në, kur të përmbushim 12 kërkesat. Ndërlikimet kryesore për anëtarësim në BE lidhen me problemet e brendshme, ndonëse kemi arritur rezultate të mira kohët e fundit.

Tani në kuadrin e NATO-s po formohet në mënyrë aktive sistemi evropian i mbrojtjes nga raketat. A po planifikon Shqipëria t'i bashkohet kësaj strukture, a do të instalohen në të ardhmen në territorin shqiptar elemente të sistemit pan-evropian të mbrojtjes nga raketat?
Që nga viti 2009, Shqipëria është anëtare e NATO-s. Angazhimi ynë në Aleancë nuk konsiston vetëm në ruajtjen e paqes e stabilitetit në botë në tërësi, si edhe në rajon, por edhe në pjesëmarrjen në operacionet paqeruajtëse. Do të vazhdojmë të përmbushim detyrimet tona në kuadër të ISAF-it në Afganistan, si dhe në operacione të tjera të NATO-s në të gjithë botën. Shqipëria është një vend i cili jo vetëm garanton siguri, por edhe e prodhon, dhe, duke qenë një shtet i tillë, ne kemi instrumentet përkatëse për zgjidhjen e çështjeve të agjendës ndërkombëtare. Pozicioni ynë mbetet i pandryshuar lidhur me çështje të ndryshme në OKB, OSBE dhe Këshillin e Evropës. Në bisedimet me Vladimir Titovin u konstatua se negociatat në kuadër të Këshillit Rusi-NATO duhet të vazhdojnë, nuk ka rëndësi se në çfarë niveli do të bëhen.

Në një sërë vendesh të Ballkanit po rritet kërcënimi për konfrontim ndëretnik me pjesëmarrje të shqiptarëve. A mund të çojë kjo gjë drejt një skenari kosovar?
Çështja e Kosovës nuk ka qenë asnjëherë skenar. Shqipëria mendon se Kosova është çështje ndërkombëtare. Konsideroj se tani pikërisht është koha kur të gjitha vendet e Ballkanit po jetojnë në paqe dhe mirëkuptim. Ne u kushtojmë vëmendje të madhe çështjeve të bashkëpunimit rajonal. Një nga elementet e bashkëveprimit me vendet të gadishullit të Ballkanit synon shmangien e skenarëve, keqkuptimeve apo interpretimit të gabuar të së kaluarës. Sikurse dihet, në disa vende të rajonit ka pasur raste që lidhen me probleme të motivuara etnikisht. Mendojmë se koha kur në Ballkan lindnin çështje etnike, konflikte fetare dhe konteste territoriale, kanë marrë fund një herë e mirë. Ne besojmë dhe respektojmë plotësisht sovranitetin e shteteve. Në të njëjtën kohë përpiqemi t'u japim të gjitha vendeve të rajonit mesazhe korrekte paqeje dhe tolerance. Opinioni se në të gjitha konfliktet në Ballkan kanë gisht shqiptarët, është absolutisht i gabuar. Ndoshta jo gjithmonë kjo i referohej shtetit shqiptar, por duhet pasur parasysh se në rajon jetojnë 6-7 milionë shqiptarë, dhe ata kanë qenë gjithmonë dhe do të jenë faktor stabiliteti si në shkallë rajonale dhe më të gjerë. Imazhi i Ballkanit si qendër konfliktesh etnike nuk përputhet me realitetin. Ne tashmë jetojmë në një rajon të qëndrueshëm dhe të sigurt.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!