HAS - Vazhdojnë aksidentet në galeritë e minierave. Një person ka humbur sot jetën ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur në minierën e Perrolajt në Has. Viktimë e këtij aksidenti mbeti drejtuesi i punimeve në minierë, Tasim Doda, rreth 67 vjeç i lindur në Bulqizë dhe banues në Tiranë, ndërsa i plagosur ka mbetur edhe minatori Agron Qarri 46 vjeç nga Hasi.
Ngjarja ndodhi rreth orës 9 e 30 minuta të paradites së sotme ne Minierën e Kromit Has. Miniera administrohet nga një kompani vendase dhe me dokumente ligjore të rregullta.
Sipas policisë Tasim Doda me detyrë teknik i lartë në këtë minierë, ka hyrë në galerinë numët 699 të minierës, për të parë punimet e ditës së djeshme, i shoqëruar edhe nga ndihmësi i tij Agron Qarri.
Në thellësinë 400 metër , Doda dhe Qarri janë ulur të pushojnë por tre gurë janë shembur nga pjesa e sipërme e galerisë. Gurët i ka rënë në kokë 67-vjeçarit duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Ndërkohe që ndihmësi i tij ka marrë plagë anësorë. Fillimisht ai është dërguar në spitalin e qytetit të Krumës dhe më pas për në spitalin e Kukësit. Mësohet se i aksidentuari është jashtë rrezikut për jetën.
Ky është rasti i parë i vitit që sapo kemi nisur, por nëse i referohemi statistikave të viteve që kemi lënë pas, aksidentet në miniera kanë qenë të shumta dhe kjo për shkak të mungesës së kushteve të sigurisë në të cilat punojnë minatorët
Redaksia Online
(F.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com