HAS-Një magazinier policie në Has është arrestuar sot pasi dyshohet se ka grabitur disa armë.
Arrestimi i Shaban Berës, 54 vjeç me detyrë kujdestar-magazinier, pranë Komisiariatit të Policisë Has, është bërë i mundur nga Sektori i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), në Kukës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Has.
Nga inspektimi i kryer nga Specialistët e Drejtorisë së Inspektimit të SH.Ç.B.A-së, në ambientet e magazinës së armatimit të Komisariatit të Policisë Has, u konstatua se mungonin 3 pistoleta, 210 fishekë, si dhe mosrakordim të numrit serial të një pistoletë thikë.
Pas kryerjes së veprimeve paraprake hetimore materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme.
Edhe gjatë vitit të kaluar, është arrestuar për të njëjtën vepër penale,magazinieri i Drejtorisë së Policisë Kukës, Përparim Dauti pasi gjatë kontrollit mungonin 12 000 fishekë në magazinë.
Redaksia Online
XH.K/Z.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com