Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, është i bindur se në seancën themeluese në Kuvend partia e tij do të arrijë sot të propozojë dhe të zgjedhë kryetarin e ri të Kuvendit konform Kushtetutës. Njësoj optimist është shprehur ai edhe për formimin e qeverisë.

“PDK dhe koalicioni i saj parazgjedhor do të propozojnë dhe zgjedhin edhe kryeparlamentarin edhe mandatarin e ardhshëm”, tha Thaçi. 

Pas mbledhjes së deputetëve, nënkryetari i PDK-së Memli Krasniqi konfirmoi se ky subjekt nuk e njeh agjendën e seancës që e ka miratuar Kryesia e legjislaturës së kaluar.