Hashim Thaçi për “Danas”: Nuk
mërzitem për taktikat e Serbisë

Hashim Thaçi për “Danas”: Nuk<br />mërzitem për taktikat e Serbisë
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për të përditshmen serbe “Danas” ka thënë se reagimi i Serbisë ndaj anëtarësimit të mundshëm të Kosovës në UNESCO bie ndesh me Marrëveshjen e Brukselit, ta nënshkruar midis Beogradit dhe Prishtinës.

Ministri i Jashtëm ka thënë se gjuha e përdorur nga zyrtarët serbë është e papranueshme.

“Mendoj se shumica e vendeve anëtare të UNESCO-s e çmojnë faktin se ne nuk jemi të përkushtuar ndaj propagandave të njëjta negative, dhe ta them të drejtën, nuk brengosem për taktikat e Serbisë. Jam i fokusuar drejt mbledhjes së votave, që të rinjtë kosovarë të kenë mundësitë e njëjta si të gjithë të rinjtë e botës që i dedikohen kulturës, edukimit dhe shkencës”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka thënë se fokus i shtetit të Kosovës është që të marrë rekomandime pozitieve nga Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s në tetor, që përkrahet nga një shumicë prej dy të tretave për anëtarësim.

Sipas ministrit të jashtëm, faza e fundit e Marrëveshjes së Brukselit i referohet faktit se Serbia e ka pranuar planin e Ahtisaarit më në fund, që po zbatohet tani, hap pas hapi.

“Implementimi është çelësi në pajtim me Marrëveshjen e Brukselit. Në Bruksel, Qeveria e Serbisë tregohet entuziaste për shprehjen e vullnetit të mirë fqinjësor me Kosovën, por më pas në Paris apo New York, ata përdorin retorikën e të kaluarës, të Millosheviqit. Ata kanë humbur shtatë vjet, por tani hap pas hapi kanë miratuar të gjitha elementet e Planit të Ahtisarit. Mund të pyesni pse është shpenzuar gjithë kjo kohë, por siç e themi ne në Ballkan, më mirë vonë se kurrë”, ka shtuar Thaçi.

Ndërkohë, Thaçi është shprehur i vendosur se Kosova do të krijoj forcat e armatosura, dhe se për këtë Kosova ka mbështetjen edhe të NATO-s.
“Kosova do të ketë forcat e armatosura, pasi kjo nuk është vetëm dëshirë, por edhe domosdoshmëri e provuar. Morëm mbështetjen e NATO-s për krijimin e forcave tona të sigurisë, dhe mbështetja vazhdoi edhe gjatë transformimit të tyre”, ka thënë Thaçi duke shtuar se këto forca duhet të integrohen në familjen veri-atlantike.

Thaçi i ka thënë “Danas” se gjatë javës së kaluar Kosova ka marrë mbështetjen e 44 shteteve mbi kërkesën për e Kosovës në UNESCO që të futet në agjendën e Këshillit Ekzekutiv. Numri i shteteve që kanë përkrahur Kosovën është rekord krahasuar me historikun e mbështjetjes që shtetet anëtare kanë dhënë. /Indeksonline/

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Rezultati u vendos me fotofinish, Noah Lyles njeriu më i shpejtë në botë

Paris 2024/ Rezultati u vendos me fotofinish, Noah Lyles njeriu më i shpejtë në botë