Zv.Kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Thaci,ka mbërritur tani në Podgoricë. Policia e këtij shteti ka marrë masa të shtuara policore,që sipas mediave atje,janë sikurse për Bill Klinton. Policia e Malit të Zi ka shtuar masat e sigurisë në rrugët e Podgoricës ashtu sikurse më 11 maj të vitit 2011, kur kryeqytetin e këtij vendi e vizitoi ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.
![Vjesti](http://www.shqiptarja.com/foto/154369_3.jpg)
Kështu e përshkruan nivelin e sigurisë sot portali i së përditshmes malazeze, “Vjesti”, në ditën kur atje pritet të arrijë për vizitë zyrtare Hashim Thaçi, zëvendëskryeministër dhe njëherësh edhe ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës.
Sipas burimeve të gazetës “Vjesti”, një ditë më parë policia malazeze ka ngritur në “shkallën një” nivelin e sigurisë, që do të ketë përgjegjësi për të ruajtur shefin e dilomacisë kosovare.
Këto masa të sigurisë janë shtuar duke pasë parasysh të dhënat që shërbimi sekret malazez ka mbledhur, ku sipas informatave të mediave të atjeshme, Thaçi mund të jetë edhe objekt i një atentati nga qarqet shoviniste serbe.
Me gjithë kërcënimet e publikuara së pari në mediat proserbe në Mal të Zi, Thaçi nuk ka menduar asnjëherë të anulojë këtë vizitë, ndërsa zyrtarë të tij, mundësinë e një atentati e kanë quajtur si shantazh me porosi të Beogradit, që ka si qëllim minimin e raporteve të mira ndër-fqinjësore që Kosova është duke ndërtuar në rajon.
![policia](http://www.shqiptarja.com/foto/154370_1.jpg)
Po sot, forca të shtuara policore janë parë edhe përpara Ambasadës së Republikës së Kosovës në Podgoricë, pak çaste përpara arritjes së zëvendëskryeministrit Thaçi, i cili do të ketë takime me krerët e lartë të shtetit malazez, përfshi presidentin Filip Vujanoviq dhe kryeministrin Millo Gjukanoviç.
E nderkaq Shoqata e personave të zhvendosur në Mal të Zi neser do të mbajë një protestë kundër vizitës së Hashim Thaçit në Mal të Zi.
Kjo shoqatë ka vendosur sllogane kundër shkuarjes së Thaçit në Mal të Zi, duke e quajtur madje edhe kriminel lufte. Drejtori i Policisë së Malit të Zi Nikola Janjusheviç per mediat e atjeshme ka thënë se tashmë është përgatitur një numër optimal i forcave policore që do ta vëzhgojnë këtë tubim të protestuesve dhe, sipas tij, ata do të reagojnë ndaj çdo tentimi për të krijuar incidente.
Marrë nga RTKRedaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
37.6%
-
Më keq
44.9%
-
Njësoj
17.6%
Vota total: 2454
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Po vjen sezoni i dytë i serialit 'The Squid Games'! Zbulohet edhe data e shfaqjes në platformën Netflix
3 Gusht, 22:49
-
Dritan Hila: Nesër nuk votohet për Ramën apo Berishën, por për Shqipërinë ose Greqinë
3 Gusht, 22:44
-
Paris 2024/ 100 vite pritje, Musetti i dhuron Italisë medalje në tenis gjatë Lojërave Olimpike
3 Gusht, 22:39
-
Kur është më mirë të bëni dush, në mëngjes apo në mbrëmje? Çfarë thonë studimet dhe efektet në shëndet
3 Gusht, 22:37
-
Arrestimi i serbëve të dyshuar për krime lufte në Kosovë, reagon Vuçiç: Provokim i qëllimshëm, do njoftoj BE-në
3 Gusht, 22:31
-
Paris 2024/ ‘Mbreti’ i ri i notit, Leon Marchand bën të harrohet Michael Phelps
3 Gusht, 22:29
-
Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin
3 Gusht, 22:08
-
Itali, kapen 11.5 kg kokainë në port, në pranga një shqiptar dhe një italian
3 Gusht, 22:00
-
VIDEO/ Skena komike në 'Paris 2024', çiklisti gjerman ndalon garën dhe futet në 'Pub' për të kryer nevojat personale
3 Gusht, 21:57
-
Trazira në Britaninë e Madhe, e djathta ekstreme sulmon Sunderlandin pas vrasjes së 3 vajzave! Starmer: Ekstremistët dhe huliganët do i mposhtim (Video)
3 Gusht, 21:45
-
Real Madrid, NASA kërkon metodat 'Galaktike' të Pintus për t’u kthyer në Hënë
3 Gusht, 21:33
-
Lufta në Ukrainë/ Nëndetësja ruse fundoset në Detin e Zi, ushtria ukrainase: U godit me sukses
3 Gusht, 21:18