Hashim Thaçi: Ka video-inçizim! Azem Hajdari dhe gazetari (të dy të vrarë) shantazhonin Berishën për takimin sekret me Millosheviçin

Hashim Thaçi: Ka video-inçizim! Azem Hajdari dhe gazetari (të dy të vrarë) shantazhonin Berishën për takimin sekret me Millosheviçin

Survejimi i Remzi Hoxhës, biznesmenit nga Kaçaniku, zhdukur më 21 tetor 1995, pasi u rrëmbyes forcërisht në zyrat e biznesit të tij në Tiranë, është lidhur me një takim të mundshëm mes presidentit shqiptar të kohës Sali Berisha, presidentit serb Slobodan Millosheviç dhe atij maqedonas Kiro Gligorov.

Ajo që flitet prej afro 3 dekadash është se Remzi Hoxha i ka filmuar, por prova për zhvillimin e takimit nuk janë zbuluar kurrë. I vetmi për të cilin thuhet se kishte informacione të sakta lidhur me këtë episod ishte gazetari Ali Uka. Ai, do të masakrohej në apartamentin ku jetonte në Tiranë në rrethana të mistershme.

Sipas Ali Ukës që fliste hapur në atë kohë me mua, arsyeja e vrasjes ishte ajo se Remzi Hoxha kishte arritur të siguronte një dëshmi, video inçizim të një takimi të fshehtë mes Sali Berishës dhe Slobodan MIlloshevicit dhe Gligorovit në Ohër. Mendoj se dy njerëz e kanë pasur atë video, Azem Hajdari dhe Ali Uka, asnjëri prej tyre nuk jeton, dhe këtë mund ta thotë vetëm, Sali Berisha se ku ndodhet”, tregon ish – komandanti I UÇK-së, Hashim Thaçi.

“Në një nga udhëtimet që babi kishte bërë me Shefqet Maliqin dhe Basri Zukën, në kuadër të sindikatës, në të kthyer nga Tushëmishti për në Shën Naum. Me të mbërrirë në kufi, polici u thotë që duhet të shkonin nga ana tjetër, nga Qafë Thana pasi kufiri ishte mbyllur. Në të kthyer i ndalon një polic civil dhe u thotë që duhet të ndaloni derisa të kalojë konvoi i presidentit. Në lajmet kryesore del si inforamacion që Slobodan Millsiheviç takohet me Gligorov në Shën Naum. Në të njëjtën kohë e bëjnë lidhjen që edhe Berisha paska shkuar në atë takim”, tregon Ardian Hoxha, djali i Remzi Hoxhës.

Pra, Remziu dhe dy miqtë e tij, ishin shkëmbyer me eskortën e presidentit Berisha pranë pikës kufitare me Maqedoninë në të njëjtën ditë kur u zhvillua takimi Milloshevic-Gligorov fare pak kilometra më larg.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zbërthyer të gjitha prapaskenat që ndodhnin me politikën, gjatë kohës kur u zhduk Remzi Hoxha. Ai lëshon akuza të forta ndaj ish – presidentit të asaj kohe, Sali Berisha.

“Sipas Aliut, dhe dëshmisë që kishte siguruar në atë periudhë, ishin diskutuar dy çështje apo vendosur, e para ishte marrëveshja trepalëshe Berisha, Millosh, Gligorm për vijimin e kontrabandës. E dyta ishte marrëveshje Millosheviç Berisha bilateral, shitblerje e armëve nga Shqipëria për Jugovllavinë për njësitet ushtarake e paraushtarake në Kroaci e Bosnje, por edhe njësi tjera që qëndronin të gatshme për të kryer spastrim etnik, edhe në Kosovë që ndodhi më vonë”, tregon Hashim Thaçi.

Basri Zuka, Sekretari i Shoqatës që drejtonte Remziu i dërgon një letër Ibrahim Rugovës ku e informon lidhur me sa ata ishin dëshmitarë, duke i shprehur dyshimet e veta.

“Rugova e pyet Berishën, i thotë a është e vërtetë kjo që flitet apo jo? Berishës i bie në vësh që Remzi Hoxha e dika këtë fakt dhe na paska përcjellë”, tregon Ardian Hoxha, djali i Remzi Hoxhës.

“Sipas Ailut gjithmonë një dëshmi e tillë kishte përfunduar në duart e Azem Hajdarit, e ai në atë kohë shantazhonte presidentin Berisha në atë kohë, raportet ishin aq të acaruar e çuan në përplasje ndoshta edhe me pasoja për Azemin më vonë”, rrëfen për Top Story ish-komandanti i UÇK-së, Hashim Thaçi.

Masakrimi i gazetarit Ali Uka, Thaçi: Natën e vrasjes ishte me njerëz të Berishës, po përgatiste shkrim për Remzi Hoxhën

E izoluar nga të gjitha anët, prokuroria vendos edhe njëherë të arkivojë dosjen në datën 10 Tetor të vitit 1997.

Disa muaj para asaj dite, në 29 Korrik të atij viti, në Tiranë do të masakrohej në banesë gazetari Ali Ukaj, i njohur si zëdhënës i UÇK-së.

“Është enigmatike vrasja e Aliut sepse qëndroi deri në orët e vona me këshilltarë të Berishës dhe në mëngjes u gjet i vdekur nga një i afërm i tij që u akuzua në Tiranë por me urdhër të Berishës u lirua shumë shpejt nga burgu, drejt Zvicrës dhe sot e kësaj dite nuk është dënuar”, tregon Hashim Thaçi, ish- komandant i UÇK-së.

“E njihte dhe personalisht Remzi Hoxhën dhe kishte tentuar të hulumtonte për të publikuar një histori në lidhje me rrëmbimin dhe zhdukjen e tij”, rrëfen gazetari Hoxha.

“Ali Uka në atë kohë përgatiste temën e diplomës, në fund korrikut 1997, dhe më ka rrëfyer drejtpërdrejt se ai mendonte të përgatiste dhe botuar në Gazetën Shqiptare ku punonte një fejton për vrasjen e Remzi Hoxhës, për komunikimet që kishte me Azem Hajdarin”, tregon Hashim Thaçi, ish – komandant i UÇK-së

Për vrasjen u arrestua kushëriri i tij Selman Ukaj. Në mënyrë të beftë, gjykata e cilëson të papërgjegjshëm mendërisht dhe e shtron në psikiatri. Pas pak kohësh Selmani arratiset drejt Zvicrës, ku mendohet se jeton sot e kësaj dite. Top Channel

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Blerim: 25/10/2019 11:50

    Ja pra kush është Sali Ram Berisha spiun i Serbis krimineli i Shqipërisë un mbaj mend se ne kohen e luftës në Kosovë tëgjithë shtetet i ndaluan naften Serbis kurse ky kafsha jo vetem që i jepte naft por edhe arm... Se si dovej halli ktij nuk e dim por ama një të qartë e kemi ne mos e denoft shteti do e donoj i malli zot per krimet dhe trathtin që i ka ba popullit shqiptar

    Përgjigju
  • PER KOSOVARET: 24/10/2019 07:55

    KOSOVARE A E KENI KUPTUAR NDONJEHERE SE KUSH ESHTE SALI SERB BERISHA.HASHIM THAÇI BERI DETYREN E TIJE DUKE JU TREGUAR NJE TE VERTETETE.

    Përgjigju
    • Bejadini: 24/10/2019 12:09

      I di këto marifete Hashimi sepse ka në qafë Bejadin Allaqin i cili u arrestua dhe u vra nga po ky Hashim.(nuk jam me Salon...vetëm të kuptohemi)

  • www.youngtribune.com: 24/10/2019 01:38

    Kur do e marri te pakten nje here te vetme ne pyetje prokuroria shqiptare personin me te atakuar ne shqiperi Sali Berisha.

    Përgjigju
  • Populli: 23/10/2019 16:59

    I lutem Zotit qe ta shoh ne burg kete kriminel ordiner,Sali Berisha duhet te denohet per sa i ka bere ketij populli 30 vjet,nje monster i lindur,nje kryehajdut e sharlatan nuk mund te vegjetoje ne PD- qe lindi si shprese per cdo shqiptar,por u shkaterrua sistematikisht nga nje monster i shperfytyruar si Sali Ram Berisha.

    Përgjigju
  • Proka: 23/10/2019 15:22

    Remzi Hoxha u zhduke nga SHISH pasi shkruhej se kishte pare Arkanin ne Shkoder me agjente te Shqiperise duke biseduar per te mundesuar sigurimin e derivateve per tanket serbe. Ishte Ilir Kumbaro emri i agjentit qe lidhet direkte me vrasjen e Remzi Hoxhes,me vone Ilir Kumbaro u zbulua nga Scotlandyard ku thuhej se ishte paraqitur si azilant ne Angli me emer te nje Shqipetari nga Kosova. Befasishte per nje kohe te shkurter u zhduke cdo informacion. Kjo eshte storia qe ka qene me heret per rastin e Remzi Hoxhes. Si do qe te kete qene cdo krim zbulohet,une shkrova ate qe kam lexuar vite me pare. Me te mira

    Përgjigju
  • Meta: 23/10/2019 12:52

    Prokuroria e shihete dhe e dinte Salihun cka po bene,madje vepronte ne sy te popullit dhe diten me diell,ne vend se ta ndalonin e lavdronin e kendonin deri ne adhurim.Nuk di dje e sot e kishte dhe a ka Prokurori shqiptare,Edhe cka duhet ende me degjua e me pa qe te kapet ky kriminel, te ciline ende cfajsuesit e tij te shumet e veshin me petkun e "atdhetarit" deri ne Kulm.

    Përgjigju
  • bravo hashim: 23/10/2019 10:16

    Hashim thaci po ben detyren ndaj atdheut.. Nuk eshte e lehte te flasesh kaq hapur.

    Përgjigju
  • populli: 23/10/2019 10:13

    futeni brenda para se te vdese horrin

    Përgjigju
  • opioninion: 23/10/2019 09:15

    te hetohet dhe prokuroria te arestohete sali berisha luzim basha dhe ata te umniku eulexs

    Përgjigju
  • Hashim: 23/10/2019 01:31

    Serbi ku ishe deri sot. Plehra

    Përgjigju
  • genti: 23/10/2019 00:15

    ky eshte nje legen mashtrus patologjik. kur ka qene lufta ky plere harxhonte leket e uck te luanet te parku rinia. ska shkrep nje pushke ne jet vet rrinte gjithe diten neper diskoteka. ti kthehmi ali ukes nje spiun i udbs sic ne fakt kane qene gjithe kosovaret pjanec pa moral. e ka vrare kusheriri pare i ardh nga zvicra ne shpi te vet mbasi kan pi jan bere tape. per keto flasin aktet proceduriale te gjitha ca thote thaci jane rrena sepse ai eshte plere.

    Përgjigju
    • Jari: 23/10/2019 17:07

      Ti mesiguri do jesh ndonje pjelle aksionesh vullnetare qe bab do kesh shoket e partise qe i kan hyp asaj gjedhes qe tka nxjere.Kosovaret jo vetem nuk ishin spiune te udb-se por ata benin burg dhe vriteshin prej pislliqeve te llojit tend qe serbit i thoshit vella e kosovareve jugosllave.Aktet proceduriale jane po te njejtat ku akoma sgjenden me mijera shqiptare te vrare e groposur pa asnje gjurme po ti ske faj se akoma nuk eshte ndergjegja ne ate pike ku krimba te llojit tend do marin ate qe mer cdo tradhtar i kombit shqiptar.

    • Dory: 23/10/2019 07:58

      Sa me kompetenca flet por e dine te gjithe qe Berisha eshte kriminel nr 1 i shqiperise

    • nik: 23/10/2019 00:34

      Aktet proceduriale te bera nga kush? Askush nuk ta drejton gishtin pa hak. Gjith kta njerz me prova konkrete qe po akuzojn sali berishe per cfar po e bejn? Per ta brojtur kusheririn e ardhur nga zvicra?

  • tropoja.: 23/10/2019 00:07

    nese SPAKU do funksionoj sic thon athere sali berisha do jet i pari qe do rraset dhe kalbet ne burg. durt e tij jan te zhytura ne gjak shqiptar.

    Përgjigju
  • RROFTË HASHIM THAÇI: 22/10/2019 22:09

    I SHKËLQYER dhe FENOMENAL HASHIM THAÇI !! SUPER HASHIM THAÇI !! RESPEKTE RESPEKTE RESPEKTE për HASHIM THAÇIN LEGJENDAR

    Përgjigju
    • Dursi: 24/10/2019 20:56

      Sameshpejt aqmemir mejer perfamilejaret eketyre antishqipetaret seakomaseimagjinojn secajete dotiperndejeki tedashurit atyre qepojetojn similjoner megjakun e kompit shqiptar ipaharruar qoft gjaku I atyre

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja