Hashim Thaçi: Gjykata Kushtetuese
model për gjyqësorin në vend

Hashim Thaçi: Gjykata Kushtetuese<br />model për gjyqësorin në vend<br>
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditës së sotme ka marrë pjesë në ceremoninë solemne të vitit të tetë gjyqësor të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

I pari i Kosovës  duke iu drejtuar gjykatësve dhe prokurorëve  ka theksuar se shteti i Kosovës po ndërtohet mbi parime kushtetuese dhe gjithëpërfshirëse.Barazia dhe liria e secilit individ, është faktor qenësor për rrugën e konsolidimit të drejtësisë dhe  zbatimin e kushtetutës, ka shtuar Thaçi.

“Gjykata Kushtetuese, si organ i pavarur, duhet të vazhdojë ta luaj rolin e vet në mbrojtjen e kushtetutshmërisë dhe interpretimin përfundimtar të Kushtetutës. Ju me punën e juaj e keni obligim për ta mbrojtur rendin tonë kushtetues, dhe këtë obligim vazhdoni ta përmbushni me profesionalizëm dhe dinjitet”, është shprehur Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Puna dhe efikasiteti i Gjykatës Kushtetuese duhet të merret  si model i funksionimit të gjyqësorit  në shtetin e Kosovës dhe të niveleve të larta të këtij institucioni, përfundom Hashim Thaçi.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

‘Denari i argjendtë i Brutusit’, ndër monedhat më të vlefshmet dhe të rralla në botë! Njihuni me çmimin marramendës dhe historinë intriguese

‘Denari i argjendtë i Brutusit’, ndër monedhat më të vlefshmet dhe të rralla në botë! Njihuni me çmimin marramendës dhe historinë intriguese