Hashim Thaçi i shkruan Kurtit: Do mandatohesh apo të mandatohet dikush tjetër?

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një letër kreut të Lëvizjes së Vetëvendosjes, Albin Kurti për vonesat që po krijohen në propozimin e të mandatuarit për kryeministër të Kosovës.

Në letër Thaçi i ka kërkuar Kurtit që ta njoftojë nëse LVV’-ja do të dorëzojë emrin e Kryeministrtit të ri apo nëse do të refuzojë ta bëjë një gjë të tillë, në mënyrë që siç thotë Thaçi në letër, të vazhdohet me mandatimin e dikujt tjetër.

“Si President i Republikës së Kosovës jam i obliguar që të ndërmarr veprime pa vonesa të mëtejme, duke ndjekur të gjithë hapat kushtetues që qytetarët e Republikës së Kosovës të kenë sa më shpejtë qeverinë e tyre. Duke marrë parasysh parimet demokratike, transparencën dhe korrektësinë politike, ua kam dhënë mundësinë dhe kam kërkuar në vazhdimësi që ta propozoni kandidatin/en për Kryeministër”, i ka shkruar Thaçi-Kurtit, duke theksuar se ka parasysh edhe Pikën 87 të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin nr. K0103/14,  e cila vëren “se nuk përjashtohet që partia ose koalicioni në fjalë do të refuzojë të marrë mandatin”, thuhet në letrën e Thaçit dërguar Kurtit.

Pak ditë më parë Presidenti Thaçi dhe Albin Kurti, pas tre takimeve të propozuara dhe refuzuara nga lideri i VV, u takuan më 6 janar në Presidencë për t’u konsultuar për caktimin e mandatit për formimin e qeverisë. Kurti pas takimit që zgjati vetëm disa minuta theksoi se ende nuk është mandatuar dhe se më pas do ti dërgojë shkresën zyrtare Presidentit, i cili nga ana e tij caktoi 48 orë afat për kthimin e përgjigjes, gjë e cila ende nuk ka ndodhur edhe pse afati i përcaktuar ka kohë që ka kaluar.

Kurti dhe Mustafa janë takuar disa herë në tentativë për të realizuar marrëveshjen mes forcave politike që përfaqësojnë për krijimin e qeverisë por ende nuk kanë arritur. Sipas mediave në Kosovë, ajo që i ndan më së shumti dy liderët është posti i Presidentit, të cilin LDK do ta ketë të emëruar nga rradhët e saj të freferencave, gjë që kundërshtohet nga Kurti i cili këmbëngul që emri për postin e presidentit të diskutohet kur të jetë momenti i zgjedhjes së tij. Por zëra nga dy partitë kanë thënë se nuk është vetëm ky ngërçi që ka çuar në mos realizimin e marrëveshjes dhe se ka pika të tjera ku ata ndahen.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kosovari: 10/01/2020 15:43

    O Hashim Thaçi!mos e ngushto njeriun!se nuk ka vota per Kryesminister.Andaj,po paraqitet pak si injorant,rrefuzues e mosperflles,shume I ditur" edhe ndaj Institucionit te te Parit te shtetit.Po I cilit shtet mendon ky njeri te behet Kryeminsiter?!Me gjase, I asnjerit e kurrenjerit e kurrhiqit! Albini,tash tre mauj ka bere Hopa! pa kercyer lumin.Kete tipa jane te paparashikueshem,jane ata qe kane qendruar shume para pasqyres. Jane,siç thuhet ne popull, "te pavakt".

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja