Hashim Thaçi lë burgun në Hagë dhe shkon në Kosovë, shkak gjendja shëndetësore e babait
Momenti kur Thaçi mbërrin në Burojë
KOSOVË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ‘lënë’ burgun në Hagë dhe është kthyer për herë të dytë në Kosovë. Shkak për vizitën e Thaçit është bërë gjendja e rënduar shëndetësore e babait të tij. Kjo është hera e dytë që Thaçi lë burgun dhe vjen në Kosovë, që prej nëntorit të vitit 2020, kur është dërguar në Hagë ku akuzohet për krime lufte. Thaçit i është aprovuar kërkesa për vizitë nga Gjykata Speciale.
“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, Trupi Gjykues ka udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin për të takuar familjen. I akuzuari mbetet në paraburgim nga Dhomat e Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e tyre për Reporteri.net.
Mediat kanë publikuar edhe një foto të makinës me të cilën Thaçi ka mbërritur në Kosovë, ndërsa pas vizitës ai pritet që të niset sërish drejt Hagës. Forca të shumta të sigurisë janë parë në Burojë.
Babai i Thaçit është i sëmurë prej kohësh. Para pak ditësh, për shkak të rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore, është trajtuar edhe në spital.
Kujtojmë që vizita tjetër e Thaçit në Kosovë është zhvilluar më 29 maj 2023, pasi Thaçi erdhi për të viiztuar nënën e tij e cila po ashtu ishte e sëmurë.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42%
-
Jo
50%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2172
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhti!
28 Janar, 21:04
-
Dorëheqja e kryeministrit serb, Bilalli: Sjell zgjedhje të reja, fushata në Kosovë në fazë të nxehtë! Trump 3 oferta Rusisë për paqe me Ukrainën
28 Janar, 18:49
-
VIDEO/ 'Albin Hajni', Kurti sulmohet me fishekzjarre dhe mjete piroteknike në Skënderaj
27 Janar, 19:35
-
Dialogu Kosovë-Serbi, Sorensen konfirmohet si emisar, merr miratimin e ministrave të Jashtëm të BE, nis mandatin më 1 shkurt
27 Janar, 13:00
-
Kosovë/ Shtyhet seanca për vrasjen e Liridona Ademaj
27 Janar, 12:33
-
Kosovë/ Sot nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt
27 Janar, 09:38
-
Kosovë/ Aksident i rëndë në Mitrovicë-Pejë, 3 persona humbin jetën, 5 të lënduar! Katër prej tyre zyrtarë policorë
26 Janar, 21:29
-
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë ‘sulme politike’
26 Janar, 14:46
-
Ekonomia e Kosovës, shumë premtime, pak përparime
26 Janar, 11:15
-
Fluks në Morinë, dhjetëra qytetarë drejt Brezovicës në Kosovë për të kaluar fundjavën në pistën e skive
25 Janar, 15:40