VIDEO- Rrëzohet në Iran 2 min pas ngritjes avioni ukrainas, 176 viktima!

VIDEO- Rrëzohet në Iran 2 min pas ngritjes avioni ukrainas, 176 viktima!

IRAN- Një avion "Boeing 737" është rrëzuar 2 minuta pasi ishte ngritur në fluturim në aeroportin "Imam Khomeini" në Teheran, ku konfirmohet se kanë humbur jetën të gjithë personat që ishin në bord, 167 pasagjerë dhe 9 anëtarë të ekuipazhit (176 viktima).

Ngjarja ka ndodhur në orën 02:42, rreth një orë pas sulmit ndaj bazave amerikane nga Irani, megjithatë, ambasada Ukrainase në Iran ka konfirmuar se shkak ka qenë një defekt teknik. Në reagimin zyrtar, përfaqësuesit e ambasadës ukrainase përjashtojnë mundësinë e një akti terrorist apo një sulmi me raketa. Avioni kishte destinacion Kievin, e ndërsa ekipet e shpëtimit kanë shkuar në zonë, por shanset për të gjetur të mbijetuar janë "zero". Agjencia Shtetërore Iraniane, IRNA ka bërë me dije se në bord kanë qenë udhëtarë 93 iranianë, 63 kanadezë dhe 11 ukrainas

Teheran, vendi ku është rrëzuar avioni dhe distanca dy ndaj bazave amerikane që u sulmuan (Erbil dhe Al-Asad aibase)

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimave, e ndërsa bën me dije se ka nisur puna për identifikimin e personave që humbën jetën.

"Sipas informacionit paraprak, të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit kanë humbur jetën. Ambasada jonë po punon për të sqaruar rrethanat e tragjedisë dhe listën e pasagjerëve të vdekur. Ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet dhe të dashurit të të gjithë pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit", shkruan Zelensky.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:42
Zbulohet kombësia e viktimave nga rrëzimi i avionit në Iran

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Vadym Prystaiko ka konfirmuar se në bord kanë qenë 82 iranianë, 63 kanadezë, 11 ukrainas, 10 suedezë, 4 afganë, 3 gjermanë dhe 3 shtetas britanikë, fatkeqësisht të gjithë kanë humbur jetën. 

Nënkryetari i Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit, Ebrahim Taxhikistan tha se në vendngjarje kanë mbërritur rreth 40 ekipe për marrjen e trupave.

Ora 08:24
Irani' vend i mallkuar'/ 536 viktima nga rrëzimi i 5 avionëve 10 vitet e fundit

Irani duket se është shndërruar në një vend të mallkuar për avionët. Vdekja e 176 personave ditën e sotme të cilët po udhëtonin me  Boeing 737, është incidenti më i fundit në listën e gjatë të avionëve të rrëzuar në Iran. CCN ka sjellë në vëmendje të gjitha rastet kur është rrëzuar një avion në Iran.

Në vitin 2009, një avion u rrëzua në veriperëndim të Iranit , afër qytetit të Qazvin. 168 persona humbën jetën, mes tyre 10 anëtarë të ekipit rinor të xhudos.

Në vitin 2011, një avion iranian u rrëzua pranë qytetit veriperëndimor të Orumiyeh, në mot të keq. 77 persona humbën jetën.

Në vitin 2018, një avion iranian "Aseman" u rrëzua në fshatin Kohangan, në jug të vendit, duke vrarë të 65 personat në bord .

Në vitin 2019, një avion ngarkesash Boeing 707 që i përkiste ushtrisë së Iranit u rrëzua pranë Teheranit pasi piloti humbi kontrollin e avionit. 50 personat në bord vdiqën.

Në vitin 2020, u rrëzua avioni "Boeing 737" pak pas ngritjes në fluturim nga aeroporti "Imam Khomeini" në Teheran, ku kanë humbur jetën 176 persona.

Ora 08:21
Rrëzimi i avionit/ Ambasada e Ukrainës: Shkak defekt në motor, jo akt terrorist apo sulm me raketa

Ambasada e Ukrainës në Iran ka deklaruar se shkak i rrëzimit të avionit, ku humbën jetën 176 persona, ka qenë një defekt në motor. Në një reagim të shkurtër, Ambasada ka shuar çdo dyshim, duke konfirmuar se kjo tragjedi nuk është për shkak të terrorizmit.

"Sipas informacionit paraprak, avioni u rrëzua për shkak të mosfunksionimit të motorit. Versioni i sulmit terrorist ose sulmit me raketa është i përjashtuar", thuhet në deklaratën zyrtare të avionit.

Ora 08:17
Zjarr në ajër...Momenti i rrëzimit të avionit ukrainas në Iran (VIDEO)

Ky është momenti kur është rrëzuar avioni ukrainas në Iran. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj tragjedie, ku humbën jetën 176 personat që ishin në bord.

Ora 07:58
Rrëzimi i avionit ukrainas në Iran/ Zelensky: Po punohet për identifikimin e viktimave dhe shkakut të tragjedisë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka konfirmuar se të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi në bordin e Boeing 737 kanë ndërruar jetë si pasojë e rrëzimit të avionit me të cilin po udhëtonin. Në një deklaratë të shkurtër, ku i shpreh ngushëllimet familjarëve, Zelensky shprehet se po punohet për identifikimin e viktimave dhe për të sqaruar rrethanat e tragjedisë.

"Sipas informacionit paraprak, të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit kanë humbur jetën. Ambasada jonë po punon për të sqaruar rrethanat e tragjedisë dhe listën e pasagjerëve të vdekur. Ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet dhe të dashurit të të gjithë pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit", shkruan Zelensky.

Ora 07:49
Dalin pamjet nga rrëzimi i avionit ukrainas në Iran (FOTO-VIDEO)

Agjensia shtetërore e Iranit, IRNA ka publikuar foto nga rrëzimi i avionit ukrainas Boeing 737, ku kanë humbur jetën 176 viktima. Ky është momenti pak minuta pas rrëzimit të avionit, ku shihet që vendi është mbuluar nga vatra të vogla zjarri. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, gjithsej ishin 176 persona në bord, 167 pasagjerë dhe nëntë anëtarë të ekuipazhit, të gjithë kanë humbur jetën.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)