Sipas policisë, 48-vjeçari ka ndihmuar Muharrem dhe Jetmir Llanaj, dy të dyshuarit kryesorë të atentatit ndaj vëllezërve Shkreta, që të largohen nga vendi i krimit. Të njëjtat burime sqarojnë se dy vëllezërit Llani janë shpallur në kërkim për veprën penale të vrasjes, ndërsa mësohet vijojnë kërkimet për arrestimin e tyre.
Ndërsa sot paradite e ëma dhe të afërm të viktimës kanë përcjellë për në banesën e fundit Gentianin. Në ceremoni nuk ka qenë i pranishëm asnjë djalë i familjes Shkreta, pasi dy vëllezërit e tjerë ndodhen në burg për vrasjen Indritit djalit e ndodhur më 5 qershor, ndërsa babai i tyre u vra në Tiranë më 19 korrik.
ATENTATI I VELLEZERVE SHKRETA ATY KU U VRA 9-VJECARI
Zinxhiri i hakmarrjes mes familjes Shkreta e Llani në Fushë Mamurras deri tani ka marrë tre jetë brenda 5 muajsh. Pa kaluar 24 orë nga apeli i nënës, dy djemtë e saj u bënë pre e një atentati të ndodhur dje pasdite (4 nëntor) kur vëllezërit, Gentian dhe Aurel Shkreta po ktheheshin në shtëpi. Policia thotë se vazhdon kërkimet për arrestimin e të dyshuarve si autorë të atentatit, Jetmir dhe Muharrem Llani. Ky i fundit u bë pre e një atentati nga vëllezërit Shkreta më 5 qershor, ku mbeti i plagosur ai, ndërsa djali i Jetmirit, 9 vjeç u vra.
Policia e Kurbinit deklaroi fillimisht dje se ishte plagosur me armë 20 vjecari Aurel Shkreta, ndërsa u theksua se një kufomë ishtë gjetur disa kilometra larg vendit ku u plagos 20 vjecari. Informacionet paraprake të policisë thanë se dy ngjarjet nuk kishin lidhje me njëra-tjetrën. Por pas verifikimeve u vërtetua se bëhej fjalë për një atentat ndaj dy vëllezërve Shkreta, si pasojë e të cilit kishte mbetur i vdekur Gentian Shkreta, ndërsa i plagosuri ishte i vëllai, Aurel Shkreta.
Policia nuk ka sqaruar ende rrethanat përse është gjetur aq larg vendit të ngjarjes ku u njoftua plagosja, trupi pajetë i Gentjan Shkretës, por konfirmohet se kufoma kishte dëmtime të shumta, çka lë dyshime edhe për ndonjë torturim të mundshëm të tij. Trupi i Gentianit është gjetur në vendin e quajtur Ura e Drojës, pikërisht aty ku u është vrarë dhe Indrit Llani më 5 qershor.
(Foto nga vendi ku ndodhi atentati i vëllezërve Shkreta)
VARROSET GENTIANI PA ASNJE BURRE TE FAMILJES
Ceremonia mortore e Gentian Shkretës u zhvillua paraditen e sotme nga të afërm të viktimës. Në ceremoni nuk ka qenë i pranishëm asnjë djalë i familjes Shkreta, pasi dy vëllezërit e tjerë ndodhen në burg për vrasje, ndërsa babai i tyre u vra në Tiranë më 19 korrik. Në familjen Shkreta nuk janë pranuar mediat, ndërsa policia po mban nën vëzhgim zonën nga larg.
(në foto Gentian Shkreta)
POLICIA SHOQERON 50 PERSONA, DERGOHET DREJT LEZHES EMANUEL SHKRETA
Menjëherë pas krimit në komisariatin e Mamurrasit janë shoqëruar rreth 50 persona në lidhje me ngjarjen, ndërsa kanë vijuar hetimet për të identifikuar autorët e saj.
Gjithashtu mësohet nga burimet e policisë se Aurel Shkreta ka dalë nga spitali ushtarak nën shoqërimin e policisë dhe është nisur drejt komisariatit të Lezhës, për t’u marrë në pyetje në lidhje më atentatin që i bënë dje, në afërsi të Lumit Drojë, ku mbeti i vrarë vëllai i tij Gentian Shkreta.
AKSIONI PËR ARRESTIMIN
Ngjarja e rëndë ka angazhuar në një operacion të gjërë policinë e Kurbinit, Lezhës dhe Tiranës, ndërsa në aksion për kapjen e autorëve u përfshinë edhe agjentë të krimeve të rënda. Ndër personat që dyshohen si autorë të ngjarjes së rëndë janë dhe shtetasit Jetmir Llani, babai i Indrit Llanaj, djalit 9 vjeçar i cili mbeti i vrarë më 5 qershor, nga ku ka dhe fillesën hasmëria mes fiseve Shkreta dhe Llani. Në kërkim është dhe Muharrem Llani, vëllai i Jetmirit, dhe xhaxhai me të cilin Indriti ndodhej në makinë mesditën e 5 qershorit kur iu bë dhe atentati nga vëllezërit Shkreta.
(Foto: Vendi ku u goditen vellezerit Shkreta)
Policia ka ngritur postblloqe në disa akse rrugore për kapjen e autorëve. Janë shoqëruar në cilësinë e dëshmitarit të paktën 70 persona, ndërsa është marrë edhe dëshmia e Aurel Shkretës, i cili ndodhet në spitalin Ushtarak jashtë rrezikut për jetën.
ZANAFILLA E HAKMARRJES
Kjo histori hasmerie e ka zanafillen e sa me 5 qershor te ketij viti kur pas nje konflikti per motive qe do te cilesoheshin n te dobëta, mes familjeve Llanaj dhe Shkreta, u qëllua për vdekje 9 vjecari Indrit Llani. Sipas policisë vrasja e fëmijës ndodhi gjatë një atentati që dy vëllezërit Altin dhe Alban Shkreta i bënë xhaxhait të 9 vjecarit, Muharrem Llanajt në fshatin Shpërdhet të Fushë-Mamurrasit.
(Foto, makina ku u vra Indrit Llanaj, 9 vjeçari, lart xhami i thyer i makinës)
Njëri prej autorëve të krimit të rëndë, Alban Shkreta u vu në pranga mbrëmjen e 5 qershorit. Rreth një muaj pas vrasjes së 9 vjecarit u vu në pranga edhe autori tjetër i ngjarjes, Altin Shkreta. Kjo ngjarje e rende do te pasohej me disa vrasje të tjera.Mëngjesin e 19 korrikut u vra me armë zjarri në rrugën “Hoxha Tahsim” Mark Shkreta, rreth 70 vjeç, babai i dy vëllezërve të arrestuar. Policia njoftoi ne atë kohë se vrasja kishte ndodhur për hakmarrje akuzoi për vrasje Jetmir Llani, babanë e 9 vjecarit të vrarë.
(
(foto vendi ku u y vra Indrit Llanaj, me 5 qershor)
Vetë Jetmir Llani në një intervistë telefonike për A1 Report deklaroi se nuk ishte ai autor i krimit dhe se nuk do të qëllonte mbi një plak për të marrë hakun e të birit.
Me 1 gusht një sasi eksplozivi iu vendos banesës së Mark Shkretës, në Fushë Mamurras.
Nga shpërthimi nuk ka pati të lënduar pasi shtëpia ka qenë në riparim e sipër dhe nuk banonte njeri. Nderkaq më 19 shtator Jetmir Llanaj u vu ne pranga ne aeroportin e Rinasit, nen akuzen e armembajtjes pa leje. Edhe pse dyshohej si autori i vrasjes së Mark Shkretes, pas disa kohësh ai u la i lirë, pasi nuk kishte prova. Ndërkohë që dy ditë më parë në një intervistë për TV A1 Report, nëna e vëllezërve objektiv i atentatit të së dielës pasdite (4 nëntor) bënte apel për ndihmë, pasi djemtë e saj ishin në rrezik.