Kreu i shoqatës së ish-të përndjekurve politikë antikomunistë, Nebil Çika akuzon nënkryetarin e PD, Edi Paloka për refuzimin që i bëri ceremonisë së mbajtur nga demokratët në Kukës për 30 vjetorin e dënimit me vdekje të Havzi Nela nga regjimi komunist. Sipas Çikës, Paloka është bir komunisti dhe ai ndjehet krenar për të. Nga ana tjetër, shton kreu i ish të përndjekurve, nënkryetari i PD iu bashkua axhendës së ish-deputetit të PS, Namik Dokle, duke injoruar të përndjekurit politikë të diktaturës. 

Reagimi i Nebil Çikës:

Kthim në origjinë !

E vetmja gjje qe njeriu nuk e shmang dot ne jete eshte origjina -thote Bismark, ne filozofine tone popullore kjo shprehet me proverbin: Clind nga macja gjuan minj .

Nenkryetari i PD Edi Paloka duket se eshte rikthyer ne origjine pasi ka zgjedhur te festoje pervjetorin e varjes se Havzi Neles me Namik Doklen.

Paloka i derguri i Bashes ne Kukes ne diten e perkujtimit te varjes se poetit anyikomunist ka respektuar trditen familajre kur ka refuzuar te mare pjese ne cermonine e oarganizuar nga te perndjekurit antikomuniste dhe PD Kukes, Megjithe perpjekjen e kreut te PD-se Kukes, Arif Rexhveli Paloka ka pretenduar se ka nje axhende tjeter me Namik Doklen e tje dhe ka refuzuar tu bashkohet te perndejkurve politike.

Qe Paloka ka nje axhende tjeter nga ajo e te perndjekurve antikomuniste dihet , pasi vete ka deklarur publikisht ne Kuvend se ndjehet krenar që eshte djale komunisti.

Por puna eshte se kreu i PD-se Basha na njoftoi personalisht qe nenkryetari do perfaqsonte ate dhe PD ne aktivitetin tone. Por ndoshat i deguari i tij ka pasur agjende ndryshe nga ai. Beosj per te njejtta aresye ( ceshtje origjine ) ne ceremonine tone moren pjese Deputeti Enkelejd Alibeaj dhe kreu i dep. te perndejkurve politik ne PD Edison Celo.

Nuk eshte hera e pare qe deputete te PD-se te zgjedhur me se shumti me votat e antikomunisteve te kene agjenda te ndryshme nga votuesit e tyre. Ka zera qe thone se Basha nuk di gje per kete e ka bere Paloka ne koke te vet.