Haxhi në Mekë, dyshohet për mbi 550 të vdekur, shkak temperaturat e larta

Haxhi në Mekë, dyshohet për mbi 550 të vdekur, shkak temperaturat e larta

Mekë

Dyshohet se të paktën 550 besimtarë myslimanë kanë humbur jetën ketë vit në Arabinë Saudite, gjatë haxhit në Mekë.

Kjo shifër e cila nuk është zyrtare, sipas mediave bazohet se interesin e shfaqur nga familjarët, në Kompleksin e Emergjencës në lagjen Al-Muaisem, për familjarët e tyre të zhdukur.

Një mjek arab ka deklaruar për Associated Press, se në morgun e Emergjencës ndodhen trupat e të paktën 600 viktimave, por ende në kartelat e tyre nuk është qartësuar shkaku i vdekjes së tyre.

Sipas The Guardian, në Xhaminë e Madhe në Mekë, temperatura arriti në 51.8 gradë celsius të hënën që lamë pas (17 qershor 2024), ndërsa të martën 41 gradë celsius, sipas Qendrës Nacionale Meteorologjike të Arabisë Saudite.

Raportohet se më shumë se 1.83 milion myslimanë shkuan për haxh në Mekë këtë vit, përfshirë më shumë se 1.6 milion pelegrinë nga 22 vende, dhe rreth 222.000 qytetarë dhe banorë sauditë, sipas autoriteteve saudite.

 

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë