Nga Meka, ku po zhvillon Haxhin, imami Ervin Qylafku ka rrëfyer eksperiencën duke thënë se atje ka qindra shqiptarë për të kryer ritin fetar. Në një intervistë për Report Tv në emisionin 'Studio Live' me gazetarin Arbër Hitaj thotë se për të shkuar deri në vendin e shenjtë shifrat arrinin në 5800 euro.
Qylafku u shpreh se temperaturat janë të larta por stafi i komunitetit mysliman është munduar që t'ia bëjë më të lehtë besimtarëve kryerjen e ritualit fetar.
“Ka shumë njerëz dhe autoritetet që sistemojnë njerëzit e mundohen të mos bllokojnë lëvizjet. Ka një fluks të jashtëzakonshëm njerëzish se është dita kryesore e Haxhit ku është bërë edhe rrotullimi rreth Qabes së Shenjtë. Ne kemi ardhur në Mekë që në datën 21 qershor. Them që nga data 30 qershor përfundojnë të gjitha ritualet.
Temperaturat ishin shumë të larta, sidomos ditën e djeshme që kishin arritur deri 46 gradë. Këto përbëjnë pak vështirësi por ne së bashku me organizatorët të cilët kanë marrë përsipër, stafi i komunitetit mysliman janë munduar që t’ia bëjnë më të lehtë besimtarëve kryerjen e ritualit të Haxhit. Këtë vit numri i shqiptarëve së bashku me ata të Malit të Zi ka qenë 815, përvec shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Haxhi këtë vit ka kushtuar 5800 euro. Në krahasim me vendet e tjera kemi kosto më të ulët”, tha Qylafku.
Pelegrinazhi vjetor nisi të dielën në Mekë të Arabisë Saudite me tavaf, rrethimin e Qabes, në një ngjarje që po thyen rekordet e pjesëmarrjes. Numri më i ulët i njerëzve u shënua në vitin e pandemisë, ku vetëm 10 mijë besimtarë u lejuan të merrnin pjesë. Autoritetet saudite thanë se më shumë se 32,000 punonjës shëndetësorë dhe mijëra ambulanca janë në gatishmëri për të trajtuar rastet e goditjes nga nxehtësia, dehidratimi dhe rraskapitja. Rituali islam është i detyrueshëm për çdo të rritur musliman të aftë që ka mundësi financiare për të marrë pjesë, duke formuar një nga pesë shtyllat e fesë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
10.3%
-
Shëndet
69.7%
-
Mirëqënia
20%
Vota total: 1092
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kurti quajti 'kërmijë dhe lepuj' Prokurorinë Speciale! Ish-diplomati në Report Tv: Deklarime të tilla do i kushtojnë, kryeministri nuk e ka imunitet arrestimin
30 Dhjetor 2024, 20:10
-
Bilanci i punës së drejtësisë në 2024! Eksperti i Sigurisë Për Report Tv: Goditja më e madhe, grupi i Suel Çelës! Xhani: Duhen hetuar lidhjet e krimit me politikën
30 Dhjetor 2024, 19:30
-
Deputetët e PD-së valle për Berishën, Mërtiri: Kërcejnë nga belaja! Servilosen deri në fund! Toska: Përdorin emrin e tij për t'u dëfryer! Bala: Ata janë në parlament prej Bashës
30 Dhjetor 2024, 18:02
-
Deputeti i LDK-së: Kurti ka blerë 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'
27 Dhjetor 2024, 19:50
-
Alibeaj në Report Tv: Berisha ka mbetur me mjeranë, bashkë me Ramën kundër SPAK! I hap ‘derën’ Bashës për koalicion
27 Dhjetor 2024, 19:13
-
Debat në ‘Studio LIVE’, Demalia: Asnjë fajtor për Gërdecin! Kur do bëhet drejtësi, kur të vdesë Berisha? Merkoçi: SPAK s'merret me hetime anonime
27 Dhjetor 2024, 17:55
-
Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes
26 Dhjetor 2024, 19:39
-
Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan
26 Dhjetor 2024, 19:11
-
Studio Live/ Debat i fortë në REPORT TV, Bala: S’e dimë se ç’ka thënë Këlliçi për diplomën, pasurinë dhe foton me Trump! Balliu: S’është e vërtetë! Islami: Duhen fakte
26 Dhjetor 2024, 17:51
-
Qeveria shqiptare do mbyllë TikTok-un, Joleza Koka: Jam kundër, mund të vendosen filtra! Gëzim Tushi: Nuk duhet të kemi fobi teknologjinë
25 Dhjetor 2024, 19:40
-
Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'
25 Dhjetor 2024, 18:54
-
Protesta e Berishës, Faik Basha: Rëndësi ka cilësia, jo numrat! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale
25 Dhjetor 2024, 17:47
Po zoteria ne nje pjese kishte lene hapur fare peshqirin teksa fliste me median. Rrije e mendoje, eshte imam apo ka dal ne plazh? Pa pike serioziteti për statusin qe mban dhe perfaqeson. Keta jan hoxhallaret e shqiperise?
Përgjigjuhahaha e paskeni vene re dhe ju? Madje ne nje pjese dhe e hapi pak vete me teper. Hajde se je njeri i thjeshte dhe eshte vape, por kur je duke folur direkt me kamerat apo stacionet, dhe peshqiri te rri hapur dhe ti perpiqesh ta hapesh akoma me shume per te treguar muskujt...c'te te them?! Keta jan.
E pasuruan Arabine Saudite por poti kishin dhuruar fshatrave qe nuk e kane ujin e pijshem dhe ruget dote kishin ma shum ndere nga populli se sa te te therasin Haxhi me para droge.turp per keta njerez qe nuk mendojne ma large se hunda e tyre.
Përgjigju