Ish- truproja e Berishës Izet Haxhia, duke komentuar protestën e sotme ka shkruar se një qeveri nuk mund të rrëzohet as me çadra, as me qytetar dixhital apo me kamarierë sigurimi, siç po bën PD sot.
Duke bërë një kahasim mes protesës së dhjetorit të 1990 dhe protesës së sotme, Haxhia shkruan se dhjetoristët protestonin për një Shqipëri si të gjithë vendet e tjera të Europës, e ndërsa sot po protestohet për të mbrojtur Sali Berishën.
Ai ka numëruar një sërë arsyesh se përse të rinjtë e atëhershëm janë mbledhur në protestë, të cilat sipas tij janë shumë të ndryshme nga qëllimet që ka protesta e PD sot.
“Ne protestonim ta bënim Shqipërinë si gjithë Europa, këta që të ruajnë çifligun e Berishës e kopesë së tij. Ne protestonim të shëmbej blloku e bllokmenet, këta protestojnë që Zeni me Arminën të bëjnë qejf të qetë me paratë e vjedhura. Ne protestonim që të denoheshin krimet e diktaturës, këta qe të nusërojnë përsëri ata që ja kaluan në krime edhe diktaturës vetë.
Ne protestonim që të vendosej drejtësia e ligji i barabartë për të gjithë, të largoheshin nga sistemi i drejtësise ata që kishin dënuar me mijëra njerëz të pafajshëm për fjalën e lirë, këta që të vazhdojnë sundimin koorporata e krimit të plepave. Ne protestonim të largoheshin nga jeta politike sigurimsat e bashkëpuntorët e tyre, këta që të bëjnë kryeminstër një kamarier te sigurimit”, shkruan Haxhia.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com