Haxhia: Kërcënimi porosi e Berishës
Shullazi u pagua të vriste Fatmir Metën

Haxhia: Kërcënimi porosi e Berishës<br />Shullazi u pagua të vriste Fatmir Metën
Arrestimit të Emiliano Shullazit i është referuar përmes një postimi të plotë në Facebook edhe Izet Haxhia, ish truproja i Sali Berishës.

Sipas tij, Shullazi këtë herë ka rënë në kurthin e Berishës, pasi kërcënimet ndaj kandidatit për rektor të UT-së ka menduar se po i bënte për hesap të qeverisë.

Sipas Izet Haxhisë, kërcënimet janë të vërteta, por të porositura prej Berishës.

Gjithashtu, Haxhia thotë se njerëz të “Marshallit” (Berishës) e kanë përdorur të parët Shullazin për vrasje kriminale. Ai tregon se në vitin 2000, Shullazi mori 60 milionë lekë për të vrarë Fatmir Metën (një nga të akuzuarit, bashkë me Izet Haxhinë) për vrasjen e Azem Hajdarit.
 
Postimi i plotë në Facebook
"Po flitet shume ne lidhje me kercenimin qe i eshte bere kandidatit per rektor te UT..Luhet nje loje mediatike se kush qendron pas ketij kërcënimi ?qe kercenimi eshte bere kjo eshte nje e vertet e pamohueshme..po ky kercenim u be i njohur per publikun pikrisht nga personi qe ne menyre djallezore qe din vetem ai,ne menyre po te fshehte ,nepermjet njerzve te tij i ka servirur Shullazit duke e joshur me shuma te medhaja te beje kete kercenim...Shullazi kete here ka rene ne kurthin e njerzve te marshallit ,duke menduar se kete kercenim po e ben per hesap te njerezve afer qeverise se majte.,te cilet te themi te drejten kane edhe ata pjesen e tyre ne perdorimin e ketij personi per qellimet e tyre kriminale e shantazhimi..Duhet thene se kane qene te paret njerzit afer marshallit qe perdoren shullazin per te kryer porosite e tyre kriminale ..ne vitin dymije shullazi u pagua 60 miljon leke per te vrare Fatmir Meten qe u akuzua bashke me mua e vllezrit e mij per vrasjen e hajdarit...me vone 'karriera' e Shullazit njofi shkelqimin me te madh ne sundimin e dyte te marshallit..ai se bashku me Dritan Dajtin ishin njerzit me te besuar te 'yllit' ne shkelqim ne polici te Agron Kuliçit qe ishte dora e krimit e marshallit ne polici..ashtu sikur ne vitet e para te pushtetit te pd kur shiku bere 'transferimin 'e Anton Gjergjit duke e perdorur per veprat e veta kriminale,pası ky killer kreu me devotshmeri porosite e marshallit dhe njerzve te tij u eleminua sepse filloi te behej i rrezikshem edhe per urdherdhensit e tij ..por vendi i tij Nuk duhej te lihej bosh dhe u zevendesua nga shullazi. .por krimi Nuk ka parti,politikanet tane te mesuar te bashkjetojne me krimin dhe ta pedorin ate per interesat e tyre kriminale vazhduan e vazhdojne te perdorin krimin dhe kriminelet qofshin edhe te njejtet persona te perdorur me pare prej atyre qe i zune karriget..Pse pikrisht fill pas nenshkrimit te paktit me FBI nga ana e ministrit te brendshëm hidhet ne qarkullim per publikun ky kercenim i bere me burim 'qytetarin dixhital 'te marshallit qe eshte Shish, prokurori e gjykatat.qe punojne e perdoren po prej marshallit si nje shtet paralel ..sepse marshalli ka kohe qe punon per krijimin e alibise se bashpunimit te Saje Qorrit siç e quan ai me shullazin dhe te tijet.kjo duke u nisur nga pervoja e vet dhe partise se tij ne bashkpunim e frytshem me krimin e kriminelet..Dhe pas kesaj na del qe marshall eshte i vetmi qe po lufton krimin e lidhur me politiken dhe kete Nuk mund ta bejne ata qe nenshkruan pakt me.FBI. ..loja djallezore e marshallit vazhdon...", shkruan Haxhia.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Formohet qeveria Bayrou, mes ministrave ish-kryeministrat Valls dhe Borne

Francë/ Formohet qeveria Bayrou, mes ministrave ish-kryeministrat Valls dhe Borne