Izet Haxhia do të mbetet në qeli ndërsa dosja e tij përfundon për kompetencë në Gjykatën e Lartë. Truproja e ish-presidentit Salie Berisha në hetim për vrasjen e deputetit Azem Hajdari në 1998, kërkoi lirinë këtë të martë pranë Gjykatës së Posaçme.

Ndërsa prokurori Eneid Nakuci kërkoi nga gjykata të shpallet moskompetencë pasi vrasja nuk është kompetencë e SPAK.

Haxhiaj kërkoi lirimin me argumentin se kanë mbaruar afatet e paraburgimit, ndërsa kjo kërkesë u rrëzua deri në vendimin që do të japë gjykata e Lartë tashme me 4 gjyqtarë.

E teksa KLGJ ka vendosur të shtyjë afatin e mbylljes së gjykatave deri më 22 prill, Report Tv mëson se tashmë seancat do të mbahen online, me video-konferencë.

Pas kërkesës së kreut të Gjykatës së Posaçme, Sandër Simoni për burgjet që seancat të bëhen me video-konferencë, administrata e Burgjeve është përgjigjur pozitivisht duke ndërtuar infrastrukturën.

Një ditë më parë është bërë edhe seanca provë mes GJKKO dhe 313-ës ndërsa ka rezultuar pozitive dhe pritet që në ditët në vijim të mbahet seanca e radhës dhe kjo teknologji do të aplikohet në 5 burgje si fillim.