Në fund të turit diplomatik në Azi, Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, më 24 nëntor, bëri një vizitë zyrtare në Vietnam, ku u prit nga kryeministri i Vietnamit, Ngujen Tan Dung dhe nga Ministri i Punëve të Jashtme, Pam Bin Min.

Gjatë takimit me Ministrin e Punëve të Jashtme u diskutua mbi bashkëpunimin dypalësh, zhvillimet në dy vendet dhe në rajonet përkatëse, si dhe bashkëpunimi në kuadër të organizatave ndërkombëtare. Në fund të takimit, zyrtaret e larte nënshkruan Protokollin e Bashkëpunimit midis dy Ministrive të Jashtme.