TIRANË - Mundësi e rivendosjes së linjës ajrore direkte Tiranë – Budapest përmes pranisë së kompanive hungareze low-cost, investime hungareze në rrjetin hekurudhor shqiptar dhe në sektorin e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve.
Këto kanë qenë disa nga qëllimet kryesore të takimit sot mes ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto me ambasadorin e Hungarisë, Janos Huszar.
“Eshtë momenti që marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore t’i kthejmë në lidhje të forta ekonomike dhe biznesi, ndërkohë që sfida jonë është identifikimit i fushave konkrete të bashkëpunimit mes dy vendeve”, tha ministri Haxhinasto.
Nga ana e tij ambasadori Huszar u interesua për prioritet e reja që do të ndiqen nga Qeveria Shqiptare për të mundësuar pjesëmarrjen e investimeve hungareze në vendin tonë.
Ministri Haxhinasto bëri një prezantim të prioriteteve të Qeverisë në zhvillimin e sektorëve të transportit dhe infrastrukturës, duke inkurajuar prezencën e kompanive hungareze në projektet shqiptare përmes formave të koncesionit, Partneritetit Publik Privat etj.
Gjithashtu, ai vlerësoi interesin e shprehur nga kompani hungareze për të investuar në sektorin e transportit hekurudhor. Ministri i kërkoi ambasadorit hungarez liberalizimin e transportit përmes heqjes së sistemit të lejeve në transportin ndërkombëtar rrugor të mallrave ndërmjet dy vendeve.
Një temë e rëndësishme ku të dy bashkëbiseduesit u fokusuan ishin edhe zhvillimet në sektorin e transportit ajror dhe mundësia e rivendosjes së linjës ajrore direkte Tiranë – Budapest përmes prezencës së kompanive hungareze low-cost.
Gjithashtu ata diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencës në sektorin e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com