Haxhinasto-Gaiani për projektin
TAP: Duhet angazhim konkret

Haxhinasto-Gaiani për projektin <br />TAP: Duhet angazhim konkret
TIRANE - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Edmond Haxhinasto takoi sot ambasadorin e Italisë në Tiranë Massimo Gaiani, ku diskutuan për përfundimin e marrëveshjes ndërqeveritare mes Shqipërisë-Italisë-Greqisë lidhur me angazhimet konkrete të palëve në këtë projekt, planifikuar të firmoset në muajin shkurt.

Gjatë takimit u diskutua gjithashtu për intensifikimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Italisë në linjat e interkonjeksionit Shqipëri - Itali si dhe interesin e shprehur rishtas nga investitorë të tjerë në këtë projekt, i cili mendohet të ndërtohet paralel me gazsjellësin e TAP-it.

Më 18 janar qeveria shqiptare firmosi marrëveshjen me Konsortiumin TAP. Më 16 janar ekzekutivi shqiptar dha OK për kalimin e tubacionit të këtij gazsjellësi në territorin e Republikës së Shqipërisë. Këtë marrëveshje kompania duhet ta nënshkruajë edhe me Italinë dhe Greqinë, në mënyrë që të bëhet efektive.
Pak kohë më parë Italia, Shqipëria dhe Greqia nënshkruan marrëveshjes e Mirëkuptimit lidhur me projektin Trans Adriatic Pipeline (TAP),

BASHKEPUNIM EDHE NE FUSHEN E ENERGJISE

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për realizimin e mundësive të bashkëpunimit në investime të tjera në fushën e energjisë, veçanërisht në projekte si ato mbi lumin Vjosë, etj.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Vrasja e Eduart Reçit, del në gjykatë polici i komisariatit nr 2 dhe i vëllai

VIDEO/ Vrasja e Eduart Reçit, del në gjykatë polici i komisariatit nr 2 dhe i vëllai