TIRANE – Marrëveshja e gazjellësit ka një rëndësi të jashtëzakonshme për Shqipërinë, e cila hyn tani në rrjetin europian të gazit.Kështu e ka vlerësuar sot, Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Edmond Haxhinasto, marrëveshjen e saponënshkruar, e cila do të ketë shumë ndikime pozitive në Shqipëri.

Një ndër to është punësimi i mbi 20 mijë shqiptarëve, që do të angazhohen për ndërtimin e tij. Përveç përfitimit ekonomik, përfitimi do të jetë edhe politik, ka theksuar Haxhinasto, pasi Shqipëria hyn në një marrëdhënie të re me vendet që kanë nëshkruar marrëveshjen.

Ministri i Ekonomisë vlerësoi gjithashtu edhe një masë tjetër të marrë nga qeveria, heqjen e tvsh-së për makinat prodhuese, që do të thotë se përfitimi prej saj do të jetë rreth 150 milionë euro.

Redaksia Online
(ar.sh/shqiptarja.com)