Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, inspektoi sot punimet në Stacionin Hekurudhor të pasagjerëve ne Kashar, si dhe terminalin hekurudhor ne Portin e Durrësit.
"Në fakt është një stacion i linjës Durrës-Tiranë, por për momentin do të konceptohet si stacion kryesor për udhëtarët e Tiranës, pasi jemi në pritje edhe të zhvillimeve të infrastrukturës në Tiranë, të stacionit multimodal, i cili është një domosdoshmëri pasi mungesa e këtij stacioni ka sjellë volume në rënie në transportin e pasagjerëve deri në masën 60% të tyre", tha ministri Haxhinasto.
Një situatë krejtësisht tjetër është ajo në transportin e mallrave, e cila për 9-mujorin e këtij viti ka patur një rritje mbi 40% dhe deri në fund të vitit presim që ajo të shkojë deri në masën 70% të planit të një viti më përpara. Interesi për hekurudhën do të vijë në rritje, pasi hekurudha është një sektor me potencial të madh për transportin në Shqipëri. Do të jetë një kontributor i zhvillimit ekonomik të vendit, por gjithashtu do të ofrojë një transport cilësor edhe për udhëtarët që preferojnë të zgjedhin këtë lloj transporti, tha ai.
Në fakt edhe zhvillimi i infrastrukturës hekurudhore po bën hapa të rinj çdo ditë. Aktualisht jemi duke realizuar projektin e detajuar te linjës Tiranë-Rinas-Durrës, që do të jetë një project, i cili do të ofrojë një shërbim shumë cilësor jo vetëm për pasagjerët që udhëtojnë midis Tiranës dhe Durrësit por edhe për udhëtarët të cilët përdorin Aeroportin e Rinasit.
Ministri Haxhinasto u shpreh se, ky terminal është parashikuar që të përfundojë brenda muajit nëntor. Do të jetë operativ në gjithë kompleksitetin e tij, me pistën, tendat, zyrat e shërbimit dhe të biletarisë si dhe me parkingun. Vlera është midis 15-20 milion lekë. Sigurisht që do të shikojmë që ky proçes rinovimi i stacioneve dhe përmirësimit të tyre, të vazhdojë dhe me stacionet e tjera të vendit, potencialisht duke i kombinuar ato dhe me vendqëndrime dhe me stacione për transportin ndërqytetas me autobus, me qëllim që qytetarët të kenë shërbime sa më të mira jo vetëm me vetë mjetet por edhe në vendqëndrimet e tyre, biletarinë, me gjithë ambjentet e tjera ndihmëse që nevojiten në raste të tilla.
Duke folur për Paketën për Sigurinë Rrugore, ministri Haxhinasto theksoi se, "në zbatim të asaj pakete ka mbi 60 masa dhe jemi duke realizuar çdo ditë këto masa. Një paketë ligjore është aktualisht në Parlament dhe pritet të miratohet së shpejti. Ato janë masa kryesisht të Kodit Rrugor, ku flitet për penalitetet dhe për rregullime të tjera të domosdoshme me qëllim që edhe aspekti ligjor i kësaj reforme të jetë i kompletuar dhe i saktë".
"Ndërhyrjet tona kanë qenë operative edhe në investime. Siç e kemi bërë të ditur dhe më parë, investimet në mirëmbajtjene rrugëve dhe në sinjalistikë janë disa fishuar me buxhetin e këtij viti, por do të rriten akoma më shumë gjatë vitit të ardhshëm. Kemi investuar rreth 10 milion USD këtë vit në sinjalistikë dhe në mirëmbajtjen e rrugëve. Ndryshimi është evident për qytetarët. Është realizuar një projekt shumë i rëndësishëm për vendosjen e një sinjalistike të standartit europian në rrugën midis Rrogozhinës, Vlorës dhe përtej saj drejt Sarandës. Po kështu, shumë shpejt do të tenderojmë një segment tjetër të rëndësishëm, midis Rrogozhinës dhe Kapshticës dhe midis Fushë Krujës dhe Hanit të Hotit që në fakt janë ndër segmentet kryesore të rrjetit tonë rrugor dhe do të kenë një ndikim të jashtëzakonshëm në cilësinë e shërbimit që marrin përdoruesit e rrugës", tha Haxhinasto.
"Impakti i këtyre masave është evident edhe në drejtim të vetë sigurisë rrugore dhe të përqindjes së aksidenteve, mund të them që vetëm gjatë 6 muajve të parë ka patur një rënie rreth 20% të aksidenteve me pasojë vdekjen, që është një arritje shumë e madhe pasi këtu nuk kemi të bëjmë me numra abstrakt por me jetë njerëzish. Kjo tendencë do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm, do të rrisim investimet për sinjalistikën rrugore, do të rrisim investimet për mirëmbajtjen e rrugëve, me qëllim që kjo pasuri e madhe e shqiptarëve të mbahet ashtu siç e meriton dhe Shqiptarët që përdorin rrugën të marrin shërbimin më të mirë të mundshëm", u shpreh ministri Haxhinasto.
Më pas ministri Haxhinasto zhvilloi një vizitë pune në terminalin hekurudhor në Portin e Durrësit. "Qëllimi i vizitës së sotme është për të parë se si po zhvillohen veprimtaritë e ngarkim shkarkimit në terminalin e hekurudhës në kalatën lindore. Terminali, ka filluar punën në mars të këtij viti dhe ka sjellë një ndryshim cilësor në volumet e përpunuara të mallrave dhe në vete volumet e hekurudhës, ku trendi i mallrave që përpunon hekurudha, i cili vetëm për 9 mujorin e parë është rritur rreth 40 %, dhe deri në fund të vitit do të jetë në vlerën e 70 % ", tha Haxhinasto.
"Potenciali i përdorimit të hekurudhës është i pa shfrytëzuar, ne jemi duke marrë të gjitha masat së bashku me përfaqësuesit e Hekurudhës Shqiptare të rrisim cilësinë e shërbimit, të krijojmë volume të reja për të cilat ka nevojë ekonomia dhe biznesi, por sigurisht të vendosim edhe një vizion më strategjik dhe për këtë jemi duke realizuar studimet e nevojshme. Keshtu është duke u realizuar studimi dhe projektimi i detajuar i lidhjes hekurudhore Tiranë-Durrës me kthesë në Rinas. Së shpejti do të kemi edhe studime më të detajuara për lidhjen me Maqedoninë, si dhe do të vendosim ne planet tona në mënyrë prioritare edhe përmirësimin e lidhjes hekurudhore me Malin e Zi që është gjithashtu një linjë me potencial ekonomik", tha ministri.
"Shumë është duke u bërë përsa i takon edhe menaxhimit të brendshem, rigjallërimi i kapaciteteve teknike që ka hekurudha vecanërisht për mirmbajtjen e inventarit dhe të flotës së vagonave dhe të lokomotivave. Ky është një zhvillim shumë i rëndësishëm, i cili është duke ecur në rrugën e duhur, besoj që hekurudha me këto zhvillime do të jetë një alternativë më e lirë transporti dhe do të kontribuojë edhe për zhvillimin ekonomik, për bizneset pasi ofron një transport me volume më të mëdha dhe me konsum më të ulët", shtoi Haxhinasto.
Duke folur për projektin e qeverisë për hekurudhën dhe strategjinë që po ndiqet, Haxhinasto u shpreh se, "Prioritare është lidhja me një shërbim cilësor dhe një shpejtësie shumë më të lartë së aktualja ne segmentin Tiranës - Rinasit dhe Durrësit për pasagjerë, pse jo dhe për mallra. Tjetër eshtë rivitalizimi i linjës Durrës - Mali i Zi duke e rritur cilësinë e saj, si dhe realizimi i lidhjes me Maqedoninë. Sigurisht që ka edhe projekte të tjera të rëndësishme për sa i takon lidhjes së zonave ekonomike të cilat përpunonjë volume të larta sic janë zonat e hidrokarbureve dhe ato minerale. Këto janë projekte të cilat jemi duke i shqyrtuar dhe kemi gadishmërinë e plotë për t'i mbështetur, me qëllim që transporti hekurudhor të futet me potencialin e tij dhe të ndikoj me kosto më të ulta dhe shërbime më të mira. Ketu përfshihen asetet tona natyrore, hidrokarburet, mineralet, por dhe industritë e tjera të cilat kanë volume dhe kanë nevojë për kosto më të ulët transporti".
ATSH
/Shqiptarja.com