LUSHNJË - Punimet për rikonstruksionin e segmentit rrugor Lushnjë –Berat janë inspektuar gjatë ditës sotme nga ministri i transporteve, Edmond Haxhinasto.
 
Sipas ministrit Haxhinasto, deri tani janë kryer rreth 70% e punimeve dhe puna do të vazhdojë pa bllokuar trafikun e mjeteve.
Rruga nacionale Lushnjë-Berat është një prej segmenteve më të degraduara, pasi prej vitesh nuk ishte investuar në mirëmbajtjen e saj.
 
Investimi në këtë aks do të mundësojë zhvillimin e të dy rretheve, si dhe shkëmbimin e mallrave midis Lushnjës dhe Beratit me kosto më të ulët transporti.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)