Haxhinasto: Integrimi në NATO
e BE, stabilitet për Ballkanin

Haxhinasto: Integrimi në NATO <br />e BE, stabilitet për Ballkanin
TIRANE-Ruajtja e stabilitetit në veri të Kosovës, është një sfidë shumë e madhe e NATO-s dhe integrimi i vendeve të rajonit në NATO e BE do të ndihmonte në përballimin e kësaj sfide. Kështu dekalroi sot Zv.Kryeministri dhe Ministri i jashtëm Edmond Haxhinasto në fjalën e tij gjatë konferencës me temë: "Mbrojtja inteligjente në Europën Juglindore" të mbajtur në Tiranë.

“Shqipëria vlerëson se një mënyrë e rëndësishme për rritjen e kapaciteteve, sidomos në kuadër të rajonit, është integrimi i këtyre vendeve në NATO, pra duke i afruar këto vende të cilat aspirojnë sa më pranë Aleancës, sa më pranë si vende anëtare të saj. Dhe, në këtë kuadër, vendi yne ka dhënë kontribute konkrete duke mbështetur politikisht afrimin e tyre në NATO, por, duke luajtur dhe një rol konkret dhe në kuadër të Kartës së Adriatikut”.-theksoi ministry Haxhinasto.
Haxhinasto theksoi më tej se mundësia për të krijuar kapacitete në rajon, vjen në mënyrë paralele me proceset integruese të vetë rajonit.

“Procesi integrues në BE, krijon mundësi dhe kapacitete resuse, të cilat mund të angazhohen së bashku dhe veçanërisht në këtë proces integrimi të ekonomive të rajonit, krijon një bazë shumë solide për bashkëpunim edhe në fushën ushatarake, në fushën e industrive përkatëse, respektive, për të krijuar teknologjitë që po flasim”.-tha Haxhinasto

Zv/kryeministri shqiptar deklaroi se Shqipëria, është e gatshme të jetë pjesë efikase e të gjitha përpjekjeve për të rritur koherencën dhe solidaritetin e Aleancës.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë