Haxhinasto kërkon mbështetjen
e Emirateve Arabe për Kosovën

Haxhinasto kërkon mbështetjen<br />e Emirateve Arabe për Kosovën
TIRANE- Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto kërkoi nga Emiratet e Bashkuara Arabe që të vazhdojnë të luajnë një rol proaktiv në drejtim të rritjes së njohjeve për pavarësinë e Kosovës.

Sipas zyrës së shtypit pranë MPJ-së, Haxhinasto filloi vizitën zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe me takimin me Ministrin e Punëve të Jashtme, Sheikun Abdullah bin Zayed Al Nahayan.

Haxhinasto vlerësoi ndihmën dhe asistencën e çmuar që Emiratet i kanë dhënë dhe po i japin Shqipërisë në dy dekadat e fundit, duke veçuar investimin për aeroportin e Kukësit. Kjo traditë, tha ai, duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen duke u pasuar nga investime të tjera në Shqipëri.

Haxhinasto vlerësoi bashkëpunimin midis dy vendeve dhe tha se në këtë drejtim ka ndihmuar hapja e Ambasadës shqiptare në Abu Dhabi, ndërsa kërkoi që "së shpejti të kishim edhe ambasadën e EBA-s në Tiranë".

Duke u ndalur te fushat ku mund të përqendrohen investimet e Emirateve të Bashkuara në Shqipëri, Haxhinasto veçoi energjinë dhe në mënyrë të veçantë atë të rinovueshme, burimet hidrike, burimet minerare dhe veçanërisht turizmin, i cili ka nevojë për një përqasje të integruar dhe të përfshijë si turizmin e detit dhe diellit, ashtu edhe atë kulturor, dhe për këtë asistenca dhe eksperienca e EBA-s është mjaft e vlefshme.

Në fjalën e tij, Sheiku Abdullah bin Zayed Al Nahayan tha se është i kënaqur me nivelin e marrëdhënieve, si dhe vlerësoi bashkëpunimin e afërt midis dy vendeve. Ne, tha ai, do të vazhdojmë të kontribuojmë për rritjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

Bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim se nënshkrimi i marrëveshjeve në fushën ekonomike, si ajo e heqjes së taksimit të dyfishtë, apo komisioni i përbashkët, do të ndihmojnë që komunitetet e biznesit të dy vendeve të afrohen më tepër, si dhe të rriten investimet direkte në Shqipëri. Po ashtu, në takim u ra dakort që të identifikohen fushat dhe projektet e mundshme të cilat do t’i paraqiten përfaqësuesve të biznesit së Emirateve të Bashkuara për të investuar në Shqipër
(sg/atsh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet ta vazhdojë Sylvinho drejtimin e ekipit tonë kombëtar deri më 2026?



×

Lajmi i fundit

Skandali te Onkologjiku, mjeku Edmond Gashi mbërrin në Gjykatën e Tiranës: Unë bëj vetëm punën

Skandali te Onkologjiku, mjeku Edmond Gashi mbërrin në Gjykatën e Tiranës: Unë bëj vetëm punën