TIRANE- Ministri Jashtëm, Edmond Haxhinasto, paralajmëron ndryshime ne kuadrin ligjor për emërimin e ambasadoreve, duke i dhënë me shume hapësirë emërimeve politike. Ne emisionin “Intervista”, te gazetarit Alfred Peza, ne televizionin Vision plus, shefi i diplomacisë shqiptare ka deklaruar se ligji i ri do te heqë raportin 30 me 70 mes emërimeve politike dhe diplomateve te karrierës.
Një tjetër ndryshim ka te beje me kompetencat e presidentit, duke shmangur sipas Haxhinastos, bllokimet e ambasadoreve, ne një moment kur 4 te tille janë bllokuar nga kreu i shtetit. Duke iu referuar procesit te integrimit, Haxhinasto është shprehur optimist për marrjen e statusit ne vjeshte. Shefi i diplomacisë shqiptare ka sqaruar edhe negociatat me Greqinë për ndarjen e ujerave territoriale, një proces i cili, sipas tij, do te filloje pasi pala shqiptare te ketë shqyrtuar te gjitha opsionet ne lidhje me ndarjen e kufirit.
(marre nga vizion plus)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com