Tani dhe kompanitë shqiptare do të jenë pjesë kryesore për tenderat që do të zhvillohen nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës. Ministri Edmond Haxhinasto ndërsa nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën e Ndërtuesve të Shqipërisë ka theksuar se kompanitë shqiptare duhet të vendosin një standard shumë më të lartë se sa aktuali në të gjithë hallkat e realizimit dhe zhvillimit të infrastrukturës shqiptare .
Duke përmendur se shumë tenderë janë fituar me vlera edhe 40% nën vlerën e shpallur të tenderit dhe paratë publike janë shpenzuar në mënyrë jo efiçente, ministri Haxhinasto ka kërkuar që kompanitë shqiptare në punën që do të bëjnë të garantojnë cilësinë më të lartë të realizimit të veprave publike.
Bashkëpunimi me këtë shoqatë do të jetë shumë planesh sipas ministrit Edmond Haxhinasto, ndërsa ka përmendur si shumë të rëndësishëm ligjin e ri të prokurimit publik, i cili në fakt është edhe shkaku që ka sjellë një situatë absurde në zhvillimin e proceseve të tenderimit në Shqipëri duke ndikuar drejtpërdrejtë te cilësia dhe standardi i realizimit të veprave të ndryshme.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO