Haxhinasto në Beograd
për samitin e Europës qendrore

Haxhinasto në Beograd<br />për samitin e Europës qendrore
TIRANË - Zv-Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto niset për të marrë pjesë në Samitin e Nismës së Europës Qendrore NEQ/CEI që do të zhvillojë punimet në datën 4 nëntor në Beograd.

Kryesinë e radhës së kësaj nisme rajonale, ku bëjnë pjesë 18 vende anëtare, e mban Serbia. Në Samit do të marrin pjesë Kryetarë të Qeverive të vendeve anëtare të NEQ, ministra e të ftuar nga institucionet financiare europiane e ndërkombëtare.

Në qendër të diskutimeve në këtë samit do jetë shkëmbimi i pikëpamjeve dhe ideve të ndryshme lidhur ndërtimin e një ekonomie kompetitive në vendet e rajonit, anëtare të NEQ.

Në funksion të kësaj teme qendrore diskutimet do të fokusohen në çështje të tilla si: bashkëpunimi dhe konkurenca në rajon, kriza ekonomike e ndikimi i saj në rajon si dhe ndikimi në procesin e integrimit europian.

Gjatë punimeve të samitit, Haxhinasto pritet të takojë kryeministra e kryetarë delegacionesh të vendeve të rajonit.

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t’i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

'Na ndërprisni rrogën, mandatin, por jo fjalën' deputeti i PD debat me Nikollës: Kush i ka njerëzit në burg, ju apo ne?!

'Na ndërprisni rrogën, mandatin, por jo fjalën' deputeti i PD debat me Nikollës: Kush i ka njerëzit në burg, ju apo ne?!