BERLIN- Ministri shqiptar i punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, takohet sot në Berlin me homologun e tij gjerman, Guido Westerwelle. Tema e bisedës do të jetë rruga e Shqipërisë drejt BE-së dhe situata aktuale në Ballkan. Pikërisht kjo ishte edhe edhe tema e referatit që shefi i diplomacisë shqiptare Haxhinasto mbajti mbrëmë në Shoqërinë Gjermane për Politikë të Jashtme.

Nuk ndodh shpesh që një ministër i jashtëm nga Shqipëria të ftohet për një referat në Deutsche Gesellschaft für Auswertige Politik (DGAP). Qysh në kohën e Kastriot Islamit në vitin 2004 nuk ka pasur politikan të lartë shqiptar në këtë think tank kaq të rëndësishëm të Gjermanisë me seli në Berlin. Një rast i mirë ky për të lobuar që Shqipëria të fitojë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.
(dwelle/Shqiptarja.com)