Haxhinasto në Bruksel
në takimin Shqipëri- BE

Haxhinasto në Bruksel <br />në takimin Shqipëri- BE
TIRANE- Zv.kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto merr pjesë sot në një seancë të posaçme dëgjimore në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian (AFET) në Bruksel ku do të diskutohet mbi zhvillimet politike në vend, zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për 12 prioritetet dhe zhvillimet e fundit në rajon.

Seanca do të drejtohet nga kryetari i këtij komisioni, eurodeputeti gjerman Elmar Brok, ndërsa në panel do të marin pjesë dhe Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu dhe kryetari i komisionit parlamentar të Integrimit, Ditmir Bushati.

Zyra e shtypit e MPJ-së bëri të ditur se ,ministri Haxhinasto, do të marrë pjesë dhe drejtojë dhe takimin e katërt të Këshillit të Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE, që do të zhvillohet në Bruksel, më 15 maj 2012, takim ku do të marrin pjesë dhe Ministrja Bregu.

Ndërsa, delegacioni i BE-së në këtë takim kryesohet nga Ministri i Jashtëm i Danimarkës, Villy Sovndal, në emër të Përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, z. Stefan Fyle dhe Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin e Jashtëm Evropian, Fernando Xhentilini.

Gjatë takimit do të vlerësohet progresi që ka bërë Shqipëria në plotësimin e 12 prioriteteve të KE-së, zbatimin e MSA-së, zhvillimin ekonomik në vend, përafrimin e legjislacionit dhe mbi qasjen e politikës së jashtme shqiptare në rajon.
(sg/atsh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)