Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto është nisur sot për një vizitë dyditore në Bruksel, më 4-5 qershor. Gjatë qëndrimit në Bruksel Haxhinasto do të takohet me z.Martin Shulz, President i Parlamentit Evropian si dhe do të nënshkruajë një protokoll për bashkëpunim me ministrinë e Jashtme të Belgjikës.

Në ditën e parë, do të pritet në takim nga z. Didier Reynders, zv. kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme, Tregtisë me Jashtë dhe Çështjeve Europiane të Belgjikës. Gjithashtu, z. Haxhinasto do të takohet dhe me znj. Sabine de Bethune, presidente e Senatit të Belgjikës dhe me z. Jan Van Esbroeck, deputet, kryetar i grupit të Bashkëpunimit dhe Miqësisë ndërmjet parlamentit të Belgjikës dhe Kuvendit të Shqipërisë.

Dy zv.kryeministrat do të nënshkruajnë një protokoll për bashkëpunim midis dy Ministrive të Punëve të Jashtme. Më 5 qershor, Ministri Haxhinasto do të marrë pjesë në seancën e parë të punimeve të “Business Forum Albanie Ëallonie”, ku do të mbajë dhe një fjalim përshëndetës. Ai do të takohet me z. François Xavier de Donnea, Ministër Shteti, Kryetar i Komisionit të marrëdhënieve me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve të Belgjikës.