Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, ka marrë pjesë në Panairin e Biznesit i pari i këtij lloji zhvilluar në qytetin e Cerrikut. Ministri Haxhinasto tha se ky panair synon të kthehet në një traditë për zonën e Cërrikut, për të promovuar produktet bujqësore, blegtorale dhe të tekstileve të zonës.
“Nga natyra e produkteve në këtë panair, është e qartë se vëmendja është kthyer të prodhimi, jo vetëm te tregtimi. Disa nga produktet këtu ishin shumë impresionante, më ka bërë shumë përshtypje prodhuesit e çorapeve dhe rrobave të punës, të cilët kanë arritur të mbyllin gjithë qarkun e prodhimit dhe po pregatiten të jenë prezent edhe në tregun ndërkombëtar, që është i zhvillim i jashtëzakonshëm për këtë zone”, u shpreh Haxhinasto.

Gjithashtu, ai tha se produktet që kemi konkurrojnë me produktet vendase dhe ky është një zhvillim pozitiv, sepse është vetëm 50 minuta larg nga Tirana.

“Sot kemi produkte që konkurrojnë me produktet vendase dhe nga importi. Për të gjithë zonën është zhvillim pozitiv, sepse është vetëm 50 minuta larg nga Tirana, dhe gjithë ky prodhim duhet të dalë patjetër në tregun e Tiranës, dhe jo vetëm por edhe të eksportit", u shpreh Haxhinasto.

Në këtë panair morën pjesë 40 biznese, 35 nga zona e Cerrikut dhe 5 nga qarku Elbasanit.
Ministri Haxhinasto gjithashtu mori pjesë edhe në ceremoninë e vendosjes së kurorave me lule me rastin 73 vjetorit të krijimit të Bataljonit të Dumresë.

Redaksia Online
(m.ç/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com