Ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës Jiang Yu, sëbashku me disa sipërmarrës kinez, kanë zhvilluar një vizitë në Bashkinë e Cërrikut. Në takimin e organizuar nga kryetari i Bashkisë së Cerrikut Altin Toska, ishte dhe Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto.
Haxhinasto duke folur edhe në cilësinë e deputetit të kësaj zone, i bëri thirrje biznesit kinez, që të shikojë mundësinë e investimeve në këtë zonë, pasi paraqet avantazhe të shumta gjeografike dhe ekonomike ndërsa nënvizoi se qeveria është e angazhuar maksimalisht për t”ju krijuar kushtet investitorëve të huaj, për të ardhur në Shqipëri.
Ministri Haxhinasto tha se bujqësia, agroindustria dhe industria janë fusha mjaft të rëndësishme dhe me prespektivë të qartë zhvillimi, ku palët mund të kenë një bashkëpunim afatgjatë. Për zhvillimin e zonës, ministri tha se duhet rihapur shkolla profesionale e Cërrikut.
Redaksia online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com