vjetor të Forumit Ndërkombëtar të Transportit, në Leipzig të Gjermanisë.
Haxhinasto zhvilloi takim me homologun gjerman Alexander Dobrindt, nga i cili mori mbështetje për bashkëpunim në reformat dhe zhvillimet infrastrukturore në Shqipëri.
Ai u takua edhe me ministrin e Transportit të Katarit, atë turk, homologë të Francës, Britanisë, Kanadasë, Zelandës së Re, si dhe me sekretarin e përgjithshëm të Forumit Jose Veigas.
Haxhinasto i njohu ata me prioritetet e reformimit të sistemeve të transportit në Shqipëri, veçanërisht tek rritja e sigurisë rrugore e sinjalistika, tek përmirësimi i transportit publik dhe zhvillimi i mëtejshëm i projekteve ndërkufitare, veçanërisht në lidhjet hekurudhore me fqinjët.
Në një tjetër takim, me ministrin turk të Transportit, Bakan Elvan, mistrit Haxhinasto ju rikonfirmua gatishmëria e Turqisë për bashkëpunim për projektet prioritare për vendin si ndërhyrjet në rrugë për rritjen e sigurisë rrugore, projektin e rehabilitimit të rrjetit hekurudhor kombëtar dhe procesin e përmirësimit të kapaciteteve të porteve shqiptare.
Forumi Ndërkombëtar i Transportit është organizata më e rëndësishme me pjesëmarrje të përbotshme, ku përcaktohen direktivat kryesore të zhvillimit të tij. Në takim merrnin pjesë shumë ministra nga 54 vendet anëtare të tij.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com