TIRANE- Zëvendëskryeministri dhe ministri i Ekonomisë Edmond Hashinasto deklaron se ndërprerjet kolektive janë të paligjshme dhe se qeveria është totalisht kundër këtyre ndërprerjeve.
“Ka disa detyrime kontraktore të CEZ sipas të cilave nuk mund të bëhen ndërprerje kolektive por çdo kontraktor do të trajtohet sipas kontratës që ka me CEZ. Ndërprerjet kolektive janë të paligjshme dhe jemi totalisht kundër ndërprerjeve kolektive. Institucionet shqiptare konkretisht ERE po bën punën e tij me qëllim që të respektohen detyrimet kontraktore që ka CEZ ndaj qytetarëve shqiptarë”- deklaroi sot Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës Edmond Haxhinasto, duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve pas konferencës ministrore të Investimeve të Europës Juglindore (SEEIC).
Ministri Haxhinasto pranoi se “Marrëdhënia me CEZ është problematike” dhe shtoi se do të ketë një proces bisedimesh në lidhje me të ardhmen e marrëdhënieve me kompaninë CEZ.
“Nuk ka asnjë datë, apo afat drejt të cilit duhet të bëjmë një veprim të caktuar. Në fakt do të fillohet një proces bisedimesh me kompaninë CEZ. Ajo që është e rëndësishme se shërbimi i qyetarëve do të jetë i garantuar.”- shtoi Haxhinasto.
NISIN NEGOCIATAT ME ALBPETROL
I pyetur nga gazetarët Ministri konfirmoi gjithashtu për fillimin e negociatave mes Ministrisë së Ekonomisë dhe konsorciumit Vetro-Energji, për shitjen e Albpetrolit.
“Procesi i negociimit të kontratës së blerjes së aksioneve të kompanisë Albpetrol, ka filluar. Është brenda të gjithë kufijve ligjore, sic është nënshkruar në kontratë”- tha Haxhinasto.
Sipas tij, këto negociata parashikohen të mbyllen brenda këtij viti, ndërsa për sa i përket ngurtësimit të shumës prej 20% të vlerës, ajo do të jetë efektive në përfundim të lidhjes së kontratës. “20 % ngurtësohet në momentin kur pëfundon kontrata për t'u firmosur”- tha Haxhinasto.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com