Haxhinasto: Ndihma shtetërore,
instrument për rritjen ekonomike

Haxhinasto: Ndihma shtetërore, <br />instrument për rritjen ekonomike
TIRANE- Zv/kryeministri dhe Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Edmond Haxhinasto mori pjesë sot në konferencën “Konkurrenca, motor i rritjes”.

Ministri shprehu vlerësimin e tij për projektin e binjakëzimit “Mbështje për Autoritetin e Konkurrencës dhe Strukturën e Ndihmës Shtetërore”, si një përpjekje shumë e arrirë për të realizuar një balancë të domosdoshme midis konkurrencës dhe ndihmës shtetërore, si mekanizëm i rëndësishëm për kontribuimin dhe realizimin e politikave ekonomike.

Politikat ekonomike dhe vetë konkurrenca, tha Haxhinasto kanë një qëllim të përbashkët: rritjen e efikasitetit të aktiviteteve ekonomike dhe cilësi më të mirë shërbimesh për qytetarët.

“Shqipëria si një vend në zhvillim me rritje të shpejta, me ambicie të mëdha ka nevojë të përdorë në mënyrë efikase të gjithë instrumentat dhe mekanizmat që shteti shqiptar ka në dispozicion për të rritur ekonominë”, tha Haxhinasto.

Duke vijuar më tej Haxhinasto theksoi se kemi nevojë për një rishikim të politikave të ndihmës shtetërore dhe jo vetëm për orientimin e tyre për të vlerësuar sektorët që ato kanë mbështetur, por mbi të gjitha për një koordinim të tyre me politikat fiskale dhe me politikat e punësimit.

“Për Shqipërinë është shumë e rëndësishme që çdo kontribut, çdo mekanizëm që jepet në drejtim të rritjes ekonomike, të lidhet ngushtë edhe me punësimin për të garantuar rritje më të madhe, për të garantuar prioritarizim të sektorëve tanë, veçanërisht atyre sektorëve që kanë një potencial të madh, për të kontribuar në rritjen ekonomike dhe që e bëjnë ekonominë tonë konkurruese”, përfundoi zv/kryeministri.
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?