Zv.Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto ndodhet për vizitë pune në Republikën e Polonisë, ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Nivelit të Lartë të Qeverive të Europës Qendrore dhe Lindore me palën Kineze, që zhvillohet më 26 prill 2012, në Varshavë.

Zyra e shtypit e MPJ-së bëri të ditur se aktiviteti zhvillohet nën kujdesin e Kryeministrit të Republikës Popullore të Kinës, wen Jibao dhe Kryeministrit polak, Donald Tusk.

Ky takim do të shoqërohet edhe me organizimin e një forumi për bashkëpunimin ekonomiko-tregtar ndërmjet Kinës dhe përfaqësuesve të komunitetit të biznesit të këtyre vendeve.

Në përbërje të delegacionit që shoqëron Z.Haxhinasto në këtë aktivitet, do të marrin pjesë dhe përfaqësues të biznesit shqiptar.Republika Popullore e Kinës është ndër partnerët kryesorë tregtarë të vendit tonë.
(sg/shqiptarja.com)