Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, zhvilloi sot një takim me përfaqësues të Shoqatës Shqiptare të Personave të Paaftë, të cilët parashtruan disa kërkesa në lidhje me standardin e ofrimeve të shërbimit të transportit shtresave në nevojë dhe tarifat shtetërore të aplikueshme për ta.
Sipas zyres se shtypit te ministrise, Haxhinasto i njohu përfaqësuesit e shoqatës me planin e masave të qeverisë, për të plotësuar edhe me tej kuadrin rregullator në këtë fushë dhe më konkretisht për ertifikimin e kushteve teknike të autobusëve për personat me aftësi të kufizuar.
Në vijim të takimit dhe të kërkesës së  shoqatës, për aplikimin e një tarifë të përgjysmuar të biletës së udhëtimit në transportin interurban për personat e paaftë, ministri Haxhinasto i shprehu shoqatës mbështetjen për realizimin e detyrimeve ligjore nga subjektet e liçensuara në transportin ndërqytetës, i përcaktuar që në dhënien e licencës operatorëve të transportit.
Ai i siguroi përfaqësuesit, se së shpejti vend-ndodhjet për personat me aftësi të kufizuar do të shënohen në mjetet e transportit urban, ndërqytetës dhe në hekurudhë. /atsh/