Haxhinasto përuron ofiçinën e
pajisjeve tahograf për makinat
Nga viti 2001 mjetet e mëdha detyrohen me ligj t'i mbajnë. Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, mori pjesë dje në përurimin e ofiçinës së tahografit, pajisje e aftë të regjistrojë gjithë itinerarin e përshkruar nga mjeti autobuz/furgon/maune.
TIRANE- Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, mori pjesë dje në përurimin e ofiçinës së tahografit, pajisje e aftë të regjistrojë gjithë itinerarin e përshkruar nga mjeti autobuz/furgon/maune, në mënyrë të detajuar në elementët që lidhen me kilometrazhin e përshkuar, orët e punës dhe shpejtësinë në çdo segment të trajektores.
Haxhinasto tha se hapja e kësaj ofiçine është e domosdoshme për shërbimet e transportit, duke i bërë ato më konkurruese dhe më të kontrollueshme për shërbimet e ndryshme shtetërore, si dhe më të sigurta për qytetarët. Përmes kësaj pajisjeje, tha më tej Haxhinasto, realizohen shërbime cilësore dhe me standarde të larta. Por, gjithashtu, tha ai, krijohet mundësia e hapjes së vendeve të reja të punës.
“Sot përurojmë një ofiçinë të standardit më të lartë europian. Tahografi analog dhe dixhital është një detyrim europian”, deklaroi ministri Haxhinasto. Kreu i dikasterit të Transportit dhe Infrastrukturës paralajmëroi hapjen e pikave të reja të ofiçinave të tahografit edhe në qytete të tjera të vendit, ndërsa vlerësoi partneritetin publik-privat si në rastin e ofiçinës së Tiranës.
Tahografi dixhital është një sistem elektronik për regjistrimin e punës së makinës. Shpejtësia e automjeteve, distanca e përshkuar dhe të tjera janë të lidhura me sistemin dhe parametrat e regjistruara. Të dhënat janë ruajtur në një kujtesë brenda aparatit gjithashtu dhe kartave smart të shoferit. Për të përmbushur kërkesat ligjore, tahografi dixhital njofton shoferin për të gjithë parametrat, shkeljet etj.
Nga 1 janari i vitit 2011, të gjithë automjetet e tonazheve të mëdha janë të detyruar me ligj që të pajisen me një aparaturë të tillë, që mund të kontrollohet në çdo moment nga policia rrugore dhe tatimet.
Shkrimi u përditësua në 28 maj 2014
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4307
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, i hapet rrugë ndërtimit të resortit luksoz në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit 1.4 mld € (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56