Fillimisht pyetjes së bërë nga gazetarët për mos realizimin e vizitës së kryeministrit Rama në qarkun e Dibrës, Haxhinasto ju përgjigj se Kryeministri po interesohet për çdo ditë për ndërtimin e çdo vepre në qarkun e Dibrës veçanërisht për rrugën e Arbërit.
Ministri Haxhinasto gjithashtu vijoji inspektimin e tij edhe në investimet që po bëhen në tunelin e Qafë Buallit në Bulqizë, pjesë e rrugës së Arbrit. Në këtë segment është dhënë një fond prej 19 mln $. Haxhinasto njoftoi se në 30 dhjetor do të shpohet tuneli që lidh dy krahët e rrugës së Arbërit që na lidhe me rajonin fqinj dhe se janë në fazën e fundit bisedimet me një kompani serioze kineze për segmentin 27 km ku nuk kanë nis punimet ende.
Haxhinasto inspekton punimet në Urën e Matit, kërkon standarde e siguri
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto gjatë inspektimit të punimeve në urën e Matit i ka kërkuar kontraktonit që të sigurojë standardin dhe cilësinë.
Gjithashtu ministri Haxhinasto ka kërkuar që të përshpejtohen punimet, në mënyrë që të respektohet afati i vendosur për përfundimin e urës më Maj 2015.
Më tej ministri Haxhinasto hodhi idenë që të që Ministria të jetë në kontakt me pushtetin vendor dhe të shohin mundësinë për përdorimin funksionimin rekreativ të urës ekzistuese.
Ura me një fond investimi prej 210 milionë lekë të reja, po vijon të ndërtohet sipas projektit, me sigurinë dhe cilësinë e nevojshme të ndërtimit të saj, tha në fjalën e tij ministri.
“Po ecën me ritme sipas planifikimit e cila do të ndihmojë shumë zhvillimin ekonomik të kësaj zone. Me disa ndryshime të vogla në projekt besoj se në bashkëpunim me pushtetin lokal, do ndërtojmë me këtë rast edhe një zbukurim pasi vënia në funksionim i këtyre dy urave do krijojë mundësinë edhe të ndërtimit të një pedonaleje.” –tha Haxhinasto.
Ura e që po ndërtohet në Mat është në një distancë prej 13.8 m nga ura ekzistuese. Ndërhyrja për ndërtimin e urës se re ishte tepër e domosdoshme për fakti se ura ekzistuese kishte ulur në mënyrë të ndjeshme sigurinë rrugore.
Ura e re përbëhet nga tre hapësira drite dhe është me gjerësi 9.44 m , Pjesa kaluese e urës është e përbërë nga dy vija kalimi me gjerësi 3.5m dhe trotuare me gjerësi 2x1.22 m të kufizuar në të dy anët me parmakë metalikë,
Haxhinasto inspektim tunelit në Qafë Buall të Bulqizës: Më 30 dhjetor përfundon
Ministri Haxhinasto gjithashtu vijoji inspektimin e tij edhe në investimet që po bëhen në tunelin e Qafë Buallit në Bulqizë, pjesë e rrugës së Arbrit. Në këtë segment është dhënë një fond prej 19 mln $. Haxhinasto njoftoi se në 30 dhjetor do të shpohet tuneli që lidh dy krahët e rrugës së Arbërit që na lidh me rajonin fqinj.
Ndërkohë gjatë inspektimit të punimeve për ndërtimin e Tunelit në Qafën e Buallit, Bulqizë, ministri u shpreh se nga çfarë po shohim këtu, vërejmë se po ecet me ritme të shpejta dhe unë bindem se ndërtimi i tunelit do ndërtohet se shpejti sipas planifikimit më 30 dhjetor. Jam i kënaqur se shoh se punimet në ndërtimin e këtij tuneli po bëhen në standardet e duhura bashkëkohore teknike.
Pyetjes për ndryshimin e bërë në projekt për shkurtimin e gjatësisë së këtij tuneli, ai iu përgjigj se natyrisht që në vijimësi bëhen rregullime në projekt, por gjithmonë në përmirësimin e mëtejshëm të tij.
Kështu ka ndodhur edhe me ndryshimin e variantit të projektit për shkurtimin e gjatësisë së këtij tuneli nga 890 metra në 460 metra, që sipas tij jo vetëm që nuk do të cenojnë këtë projekt, por kjo do çojë në ofrimin e standardeve më të larta në ndërtimin e tij.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)