Brenda janarit pritet që të shpallet tenderi për dhënien me koncesion të Rrugës së Kombit. Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto e tha në takim me policët e Shërbimit të Kontrollit të Transportit Rrugor dje në Kashar. “Rruga e Kombit është në fazën përfundimtare të përgatitjes së procesit të tenderimit dhe pjesa e tarifës do të jetë pjesë e ofertave që do të sillen nga kompani të ndryshme. Jam optimist që brenda muajit janar tenderi do të shpallet”, tha Haxhinasto.
Sa i takon Shërbimit të Kontrollit të Transportit Rrugor, ai tha se do të rriten kapacitetet e këtij shërbimi me qëllim rritjen e cilësisë së tij.
“Ky shërbim mision që në sistemin e përgjithshëm të transportit të imponojë një shfrytëzim harmonik të gjithë formave të transportit, me qëllim që rrugët e vendit të mos keqpërdoren nga biznese të caktuara apo aktivitete ekonomike të caktuara, që mund të përdorin edhe forma të tjera të transportit siç është hekurudha” u shpreh ai. Ky shërbim gjatë 2014, ka konstatuar shkelje në ngarkesat kufitare.
Redaksia Online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com