TIRANË - Në një intervistë për A1 Report dhe Shqiptarja.com, zv.Kr dhe Min i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto komenton proçesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës dhe sqaron gjuhën e Brukselit në lidhje me ndikimin e këtij proçesi tek statusi, për të cilin pritet një përgjigje në Nëntor të këtij viti.
Ministri i jashtëm përjashton ngjyresat mediatike se mënyra e zgjedhjes së presidentit do të ndikojë tek statusi.
“Askush nuk ka thënë se statusi rrezikohet nga mënyra sesi do të zgjidhet presidenti. Në kuptimin e substancës proçesi u shoqërua me takime dhe negociata publike me të gjitha palët duke sjellë kështu një dimension të ri të politikës shqiptare. Dua të theksoj se në asnjë negociatë palët nuk shkojnë për të imponuar zgjedhjet dhe për të synuar maksimalen por negociohet për zgjidhjet optimale dhe mendoj që procesi i zgjedhjes së Presidenti u kurorëzua me një zgjedhje optimale. Procesi ofroi mundësinë e qartë se gjithkush duhet të linte pas pritshëmritë maksimale dhe të dilte me ato optimalet", tha ministri.
Haxhinasto vlerësoi figurën e Presidentit Nishani si një figurë e pastër, e pakontestueshme dhe një figurë që ka patur sukses në të gjitha postet e tij.
"Zgjedhje e Nishanit - tha Haxhinasto - do t'i shërbejë procesit të integrimit të Shqipërisë në BE".
A1REPORT- Dje deklarata e dalë ngë Brukseli , zyra për shtyp e zotit Fyle që u komentua edhe nga mediat shqiptare, pra gjuha diplomatike e Brukselit kishte një mesazh, a mund të themi se zgjedhja e Presidentit ishte shans i humbur, ne e rrezikojmë statusin?
Haxhinasto: Kurrkush s'ka thënë që statusi rrezikohet nga mënyra si do zgjidhet Presidenti. Kjo është në kuptimin deklarativ. Kurse në kuptimin e substancial, shikojmë që procesi ka patur risitë e veta, ka patur takime të gjithë faktorëve politikë, takime të drejtuesve të mazhorancës me drejtuesit e partisë kryesore të opozitës. Ky ishte një proces që i mungonte për një kohë të gjatë vendit.
Procesi i diskutimit dhe konsultimit ka në thelb një parim të rëndësishëm, që nga procesi duhet të fitojnë të gjitha palët. Nuk mund të hysh në një takim me synimin për të arritur vetem pritshmërinë maksimale. Procesi i zgjedhjes se presidentit afroi mundësinë që gjithkush të lëjë pritshëmrinë maksimale dhe të dalë me një zgjedhje optimale.
A1REPORT - Fakti që ambasadori i BE ndoqi seancën ishte legjtimim i Bukselit për procesin?
Haxhinasto: Gazetarët e kanë qejf simbolikën. Prezenca e ambasadorit të BE është e mirëpritur. Cilësia e procesit ofroi mundësintë për cdo forcë politike të arrijnë në një terren të përbashkët për zgjedhjen e presidentit. Zgjedhja e bërë faktikisht mendoj se i shërben vendit dhe procesit të integrimit.
Duhet të kuptojmë në thellësi dhe konceptim konkret parimin që procesi negociues synon qe te arrihet në një terreen të përbashkët per te gjitha palet. Nuk mund të hyjë kurkush më kondicionim për zgjidhje të caktuara apo imponim për zgjidhje të caktuara. Në një proces negocimitë gjitha palët duhet të kenë fleksibilitetin e duhur. Zgjedhja e bërë duke përzgjedhur Nishanin si president të vendit vendos në territor të përbashkët të gjitha palët përsa i përket integritetit të preisdentit të ri dhe cilësive që Nishani ka si figurë që ka vepruar gjithmonë në përputhje të plotë më ligjin dhe që ka patur sukses në të gjithë detyrat e deritanishme.
A1Report :Vjeshta ka shumë pritshmëri për vendin, përsa i përket statusit, qëndrimet janë të ndryshme, jeni skëptikë apo optimistë, e marr me mend se ju jeni optimistë,a mendoni se statusi përkthehet në shenjestër të politikës për ta marrë si punë të kryer më shumë se si nevojë e qytetarëvë, a e kanë qytetarët informacioni e plotë për këtë proces?
Statusi është objektiv politik i rëndësishëm, objektiv i gjithë politikës shqiptare. Është në krye të axhendave të tyre, të programeve që ata kanë, por dhe një hap cilësor për Shqipërinë dhe qytetarët shqiptarë. Me këtë status Shqipëria ka të drejtë të futet në përfitim të skemave të caktuara të fondeve komunitare në investime në shumë sektorë. Nuk është vetem cështje imazhi, por dhe cështje konkrete praktike. Do thosha se momenti i vlërësimit të Shqipërisë për statusin duhet të shërbejë si motivim për politikën, pavarësisht zgjedhjes së Presidentit. Politika duhet të realizojë aty detyrime që ka marrë. Politika ka arritur marrëvshje në nëntor të vitit të kaluar përsa i takon reformës zgjedhore dhe asaj parlamentare, Ritmi për të realizuar këto reforma nuk duhet të bjere por te rritet. Ky është detyrim i madh politik.Ky është dëtyrim deri në momentet e fundit te vendimit per statusin. Politika duhet të realizojë deri të fund ato marrëvveshje të arritura në nëntor të vitit të kaluar
A1REPORT Ju jeni vlerësuar si ministër qe keni simpatinë e Brukselit. Në takime konfidenciale a merrni këshilla apo kritika nga zyrtarët e Brukselit?
HAXHINASTO: Dimensioni njerëzor i marrëdhenieve është shmë i rëndësishëm. Kam kënaqësinë të dëgjoj këtë konstatim. Unë përfaqësoj Shqipërinë, sigurisht një pjesë e këtij përcaktimi i përket vetë vendit tim. Progresit që ajo ka bëreë, angazhimeve në rritje ndërkombëtare që ajo ka bërë. Së fundi ne nënshkruam një marrvëshje me BE, në kuadër të emergjenceva eqë hap një kuadër shuimë të gjerë në atë të emergjencave.POR DHE ROLIN që Shqipëria luan në kuadër të organizatavë të tjera sic është NATO, apo në rajonin e Ballkanit.
Ka një sens të fortë realizimi të asaj që Shqipëria bën në rajon në kuadër të detyrimeve të saj ,por dhe ato që ajo bën për tu afruar me BE. Kjo është një klimë pozitive që ka reflektimin të atij roli të madh që shqipëria luan dhe synon të luajë dhe në të ardhmen.
(mk/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Nishani:Me Berishën s'do kem kontradikta,i hapur me Ramën