Zv. Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, ka takuar sot Ambasadorin e Federatës Ruse në Tiranë, Leonid Abramov.
Në qendër të takimit ishte rritja e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Rusisë në të gjitha fushat me interes të ndërsjellët.
Në aspektin e bashkëpunimit shumëpalësh, u kërkua një afrim dhe rol konstruktiv nga ana e Federatës Ruse lidhur me Kosovën dhe integrimin e saj rajonal e më gjerë, si një kontribut konkret në stabilitetin dhe përparimin e mëtejshëm të rajonit, njoftoi zyra për shtyp e MPJ-së.
/Shqiptarja.com