TIRANE - Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Polonsë janë të mira, por ka edhe shumë fusha të tjera ku mund të investohet, ndërsa është e nevojshme rishikimi i marrëveshjeve në fushën e transportit dhe infrastrukturës. Këtë mesazh ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond haxhinasto, ia përcolli nënsekretarit të shtetit në Ministrinë e Ekonomisë së Polonisë Andrezej Dycha. 
 
Ministri Haxhinasto identifikoi fusha me potelcial të lartë në sektorin e transportit si: sektorët e transportit detar dhe shërbimet mbështetëse të tij si edhe sektorin e hekurudhave.

Dycha ishte në Tiranë si kryetar i delegacionit që mori pjesë në takimin e sesonit të 5-të të komisionit të përbashkët për bashkëpunim ekonomik Shqipëri-Poloni.